LMT nga Zvicra mirënjohje Beqirit (Foto)
Lidhja e Mërgimtarëve të Tërnocit (LMT) ka nderuar me një mirënjohje ish kryetarin e Bashkësisë Lokale të Tërnocit, Galip Beqirin.Gjatë qëndrimit disa ditorë të ish kryetarit Galip Beqiri në shtetin helvetik, ai është takuar me bashkatdhetar nga rajoni i Luginës së Preshevës, veçanërisht me shqiptarët e Tërnocit që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.
Me këtë rast, Lidhja e Mërgimtarëve të Tërnocit me seli në Zofingen i ka ndarë një mirënjohje Beqirit duke shprehur falënderimin për bashkëpunimin dhe punën e bërë gjatë kohës sa drejtonte fshatin Tërnoc.
Kryetari i LMT-së Llokman Sulejmani, ka bërë dorëzimin e mirënjohjes përderisa me pranimin e saj Beqiri tha se ndjehet i privilegjuar që bashkatdhetarët vlerësojnë dhe nuk harrojnë angazhimin që kemi bërë në vendlindje.
“Mirënjohja që mora në Zvicër nga Lidhja e Mërgimtarëve të Tërnocit do të mbetet një nga vlerësimet më të veçanta që kamë marrë”, i tha portalit informativ Titulli, Galip Beqiri.
Ai vlerësoi lartë punën e LMT-së që bënë në Zvicër por edhe ndihmën që ka dhënë për Tërnocin në kohërat më të vështira dhe tani.
Galip Beqiri për 12 vite ishte kryetar i fshatit më të madh shqiptarë në Luginë të Preshevës, duke filluar nga periudha para bombardimeve të NATO-së, si dhe gjatë dhe pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës. /Titulli.com/