Ligjërata dhe aksione humanitare gjatë muajit të Ramazanit në Bujanoc
Lugina

Ligjërata dhe aksione humanitare gjatë muajit të Ramazanit në Bujanoc

07.Aug.2018 11:45
0
Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Bujanoc ka filluar me përgatitjet për muajin e shenjt të Ramazanit dhe ka planifikuar aktivitete të ndryshme në bashkëpunim edhe me organizatat joqeveritare.

Sekretari i këtij institucione fetar, Sevder Bajrami për Titulli.com u shpreh se përgatitjet kanë filluar dhe se plan programi mbi ligjëratat të cilët do i zhvillojnë imamët e xhamive iu janë dorëzuar imamëve.

Ai potencoi se do të organizohen ligjërata nga imamët nëpër xhamitë e komunës së Bujanoci

“KBI ka filluar me përgatitjen për muajin e Ramazanit ku edhe ka mbajtur mbledhje me anëtarët dhe imamët. Gjatë këtij muaji imamët do të ligjërojnë mbi vlerën e agjërimit, namazin, zeqatën si dhe tema tjera të tjera me karakter edukativ dhe moral.“ tha imami Sevder Bajrami.

Sipas Bajramit në bashkëpunim me organizatën humanitare “Hasene” nga Turqia është bërë edhe shpërndarja e 180 pakove ushqimore për familjet në nevojë si dhe për familjet e invalidëve të luftës.

“KBI me organizatën Hasene nga Turqia ka bërë edhe shpërndarjen e 180 pakove për familjet nevojë, gjithashtu jemi duke u bërë edhe përgatitjet që të bëjmë shpërndarjen edhe të 200 pakove tjera ushqimore për familjet në nevojë. Ndër aktivitetet tjera të bashkësisë Islame do të jenë edhe shtrimi i iftareve për qytetarët”, tha Sevder Bajrami për Titulli.com.

Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc sekretari i këtij institucioni ka uruar të gjithë besimtarët për muajin e shenjt të Ramazanit si dhe ftoj të gjithë qytetarët në agjërim./Titulli.com/

"Komunalia" do të filloje grumbullimin e mbeturinave edhe në vendbanime tjera të komunës së Bujanocit
Zaptohen hapësirat gjelbëruese të sheshit në Bujanoc, komuna të reagojë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration