Lapidari..!
Vështrime

Lapidari..!

18.Jan.2013 18:10
0
Një ditë, kur Ragmi Mustafa të jetë autor i një libri autobiografik, kur komandantët e panumërt do të dalin në televizor në ndonjë ceremoni përkujtimore dhe kur Riza Halimi, Skënder Destani dhe Jonuz Musliu do të jenë harruar, çfarë do të bëhet me pllakën përkujtimore që sot ndjehet madhështor para Kuvendit Komunal të Preshevës. Lapidar ky që estetikisht, por edhe artistikisht nuk më bën përshtypje as sot, kur tër gjithë janë “në mbrojtje” të tij. Shkruan: Valon Arifi valon-Arifi A do t’i trashëgojnë liderët e ardhshëm betejat e kota me ikonën e sotme të Ragmi Mustafës, duke e mbajtur aset për vota nacionalistësh, apo do të zgjedhin që ta zhvendosin diku më një plan të hartuar enkas për të ruajtur vlerat kombëtare, tip sheshi normal, modern e me më shumë gjelbrim pa pllaka betoni e aspfalt, plot ngjyra e ndriçim. Kësisoj duke pretenduar moderizimin e qytetit  dhe qytetarët nga tepricat helmuese të “turbo tallavasë” urbanistike të sotme, unë qendrën e qytetit sot e shoh ndryshe nga ajo që është. Mbase edhe lapidari e nderimi për dëshmorët duhen parë përtej votave që dikush pretendon. Por, nëse do të duan që vërtet të ecin tutje, një ditë do të vendosin të bëjnë atë që brezi ynë tashmë do të duhej ta kishte bërë: të mos ndërtohen lapidare për vota, për inate, por dëshmorët të nderhohen duke ndjekur rrugën e tyre, pa shpenzuar kot drekave e darkave buxhetin e qytetarëve, buxhetin e familjarëve të të rënëve. Gdhendja në gur e emrit të dëshmorit nuk nderon aq sa i përbuz kur kjo vjen nga ata që nuk u shërbejnë idealeve të të rënëve. Ndryshe edhe lapidari të kërkojë zgjidhje përmes koncepteve universale të artit, e jot ë turbo-tallavasë nacionaliste që për shërbim ka vetëm votat. Unë e di që lapidari është pjesë emocionale e të gjithë shqiptarve, që nuk vjen nga guri ndërtuar, por nga ndjenja e brendshme shpirtërore që kemi ndaj shokëve që kanë emrat e skalitur aty. Shokëve që ranë për Preshevën të frymoj e lirë, por që këtë liri sot po ia marrin ata që me “mish e me shpirt” po mbrojnë lapidarin. Këtë e dinë edhe ata të cilët angazhohen, që në vend të kalldrëmëve klasikë të qytetit të dikurshëm, na sollën betonin, duke grumbulluar kështu për veten e tyre imunitet patriotik dhe vota. Ata e dinë se do të jenë humbës dhe kjo në asnjë mënyrë nuk do të mund të ndërrojë, e as ti nderojë. Ka një masë njerëzish që tashmë e kanë kuptuar lojën nacionaliste dhe humbja e kësaj politike mund të marrë kohë, por me kohën bashkë do iki. Preshevën nga fotografitë e mësova si ishtë në kohën kur ishte turku, kur qenë komunistët, kur ishte Millosheviçi e po e shoh edhe sot me këta që janë në krye,por po e ndjej se po shuhet nga harta e jetës. Presheva do t’i mbajë mend edhe këta perversë politikë, me diskursin e gabelëve ideologjikë, të cilët duan që në dimension figurativ Preshevën ta kthejnë në varrezë,për të mos thënë se tashmë e kanë kthyer. Janë këta njerëz dhe bindjet e tyre politike ato që kanë po sjellin vdekjen e qytetit. Jo sot, por nesër kur ata të mos jenë më do ta kenë marrë me vete edhe gjallërinë e rrugëve të Preshevës. E dimë se në njërën formë apo në një tjetër, vdekja e qytetit është jo vetëm kërcënim, por edhe premtimi i tyre i vetëm, kur shohim se edhe fëmijët e tyre nuk i kanë këtu. A e duam lapidarin-pllakë kështu siç është? Atyre që kanë frikë të vërtetën e shokëve të tyre të luftës dhe rezistencës do të harrohen nga popullata e rinia e pafalënderueshme. Atyre duhet dikush t’ua thotë se vetë ekzistenca e qytetit të Preshevës është një lapidar i tyre; se të gjallët e kanë për vota dhe për asgjë tjetër dhe  se ne të rinjtë kemi të drejtë që të bëjmë betejat e kohës, në nderim të atyre që na sollën kohën. E, një ditë kur lapidarin do ta kemi projektuar e realizuar si vepër arti me më shumë hapësirë rekreative, atë ditë një qytetar tipik, përgjithmonë i pakënaqur do të kalojë atypari e do të mendojë me vete: Diçka si “vonë është tash…” (Autori është nga Presheva, aktivistë i KDNJ-së– qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale )copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/pllaka-ucpmb.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Të hënën në 12:00 qilimet për lapidarian
Realiteti i hidhur!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration