Lajiq: Aneksimi i Luginës së Preshevës është ndarje e Serbisë, jo e Kosovës
Lugina

Lajiq: Aneksimi i Luginës së Preshevës është ndarje e Serbisë, jo e Kosovës

07.Aug.2018 11:45
0
Ministri i Tregtisë, i Turizmit dhe i Telekomunikacionit të Serbisë Rasim Lajiq ka vlerësuar sot se "aneksimi i Preshevë, Bujanocit e Medvegjës, për të cilin po spekulojnë medie, në fakt është ndarje e Serbisë dhe e jo e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Për këtë çështje asnjë njeri në Serbi nuk do të mund të fliste me shqiptarët e Kosovës e lëre më të arrijë marrëveshje” citon agjencia serbe e lajmeve beta të ketë thënë ai.

Lajiq ka deklaruar të jetë i sigurt se aktualisht nuk ekziston marrëveshje ligjore detyruese ndërmjet Beogradit e Prishtinës, porse konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje.

"Kritikohet çdo zgjidhje që prezantohet në medie, e askush nuk thotë sa duhet të presim që të kalojë konflikti i ngrirë”? 10, 50 apo 100 vjet dhe çfarë pas kësaj? Prapë duhet ulur dhe propozuar një zgjidhej”, ka thënë Lajiq.

Ai ka vlerësuar se Serbia duhet të gjejë “zgjidhje kreative” të çështjes së Kosovës dhe se ajo nuk mund të zgjidhet pa Bashkimin Evropian, SHBA-në dhe fuqitë e mëdha.

"Po të zgjidhej kjo çështje drejtpërdrejt në dialogun serb-shqiptar, deri më tash ai do të ishte zgjidhur. Është e qartë se shqiptarët e Kosovës e kanë pasur përkrahjen ndërkombëtare për realizimin e qëllimeve të veta. Pa pjesëmarrjen e fuqive të mëdha, ky problem vështirë se mund të zgjidhet", ka thënë ai.

Vuçiq: Pajtohem për ridefinim të kufijve me shqiptarët
Newsweek": Serbia ka punuar në heshtje që Veriu i Kosovës të shkëmbehet për një copë të Serbisë Jugore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration