Lajçaku thotë se nëse s’ka asociacion, s’ka as marrëveshje
Rajoni dhe Politika

Lajçaku thotë se nëse s’ka asociacion, s’ka as marrëveshje

14.Mar.2023 12:52
0

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë ka folur për parakushtet rreth zbatimit të planit evropian dhe si bazë theksoi formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

 

Lajçaku tha se nëse shikoni propozimin e BE-së, ai flet për normalizim, dhe jo për ndonjë lloj kapitullimi.

Diplomati ka përsëritur disa herë se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet dhe ka theksuar se “nëse nuk ka asociacion, nuk ka marrëveshje”.

Qëllimi, thotë Lajçaku, nuk është që dikush të fitojë ose të humbasë. “Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”.

Sipas tij, takimi në Ohër synon të pajtohen për përmbushjen e marrëveshjes, e cila ka një mbështetje aq të madhe nga BE-ja sa asnjëherë më parë.

 

Miroslav Lajçak që nga dje ndodhet në Beograd. Ai sot po vazhdon bisedimet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai ka zhvilluar takime edhe me një pjesë të opozitës atje.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-lajcak-pr.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Themelimi i Asociacionit, parakusht për normalizimin e raporteve me Kosovën
Kurti: Jemi duke trajtuar modelet për Asociacionin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration