Lëndohen rëndë 2 persona dhe 3 të tjerë që udhëtonin drejt Evropës nga Presheva
Në Hungari ka ndonjë një aksident në komunikacion mes autobusit të kompanisë "Mimoza" nga Presheva dhe një veturë që po lëvizte në rrugën 30 km në dalje të Budapestit drejt Vjenës..Siç ka mësuar Radio Televizioni i Vojvodinës deri te aksidenti ka ardhur kur një veturë përshkak të shpejtësisë së tepruar ka fluturuar në drejtim të minibusit nga Presheva.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Jelena Cvijanovic nga konsullata e Serbisë në Budapest dhe ka sqaruar se në këtë fatkeqësi janë lënduar rëndë dy udhëtarë ndërsa tre persona janë lehtë të lënduar, shkruan Titulli.com.
Sipas asaj të gjithë udhëtarët po mjekohen në qendrën shëndetësore në Budapest dhe bëhet fjalë për shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë që ishin nisur nga Presheva me kompaninë “Mimoza” për në vendet evropiane./Titulli.com/