Kurti takon Scholzin në Gjermani
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, teksa mori pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate.
Kurti shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në kongres teksa thotë se takimi me Scholzin ishte i frytshëm.
“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD në këtë vit, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti në X.