Kurti: Serbia me "metodat e Putinit" përbën rrezik për Kosovën dhe vetë qytetarët serbë
Rajoni dhe Politika

Kurti: Serbia me "metodat e Putinit" përbën rrezik për Kosovën dhe vetë qytetarët serbë

10.Jan.2024 20:19
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Serbia duke e “vazhduar rrugëtimin drejt metodave” të presidentit rus, Vladimir Putin, nuk përbën rrezik vetëm për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit, por edhe vetë qytetarët e saj, pas arrestimit të dy qytetarëve kosovarë së fundmi nga autoritetet serbe.

Duke folur në mbledhjen e parë të Qeverisë së tij këtë vit, Kurti e akuzoi Serbinë për arrestimin, siç e cilësoi, të padrejtë, të qëllimshëm dhe dashakeq të qytetarëve kosovarë dhe torturimin e qytetarëve të vet.

“Serbia nuk përbën rrezik vetëm për qytetarët tanë, sigurinë tonë, stabilitetin rajonal në Ballkan, ajo së fundmi ka dëshmuar se paraqet rrezik edhe ndaj qytetarëve të saj të cilët janë të gatshëm të kërkojnë falje për gjenocidin serb në Kosovë... Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit, nga frikësimi deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë", tha Kurti para ministrave të vet në mbledhjen e së mërkurës.

Kurti iu referua kryetarit të Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviq, i cili u paraburgos javën e kaluar në Nish.

 

Kryeprokurorja Borica Mitiq tha më 5 janar për Radion Evropa e Lirë se paraburgimi i është caktuar atij për shkak të “dyshimit se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Kurti tha se shteti serb “përveç që e rrahu, i ngriti aktakuzë për nxitje urrejtje pasi u përkul në varrin e 7-vjeçares Blerina Jashari, e cila u vra nga forcat serbe”.

Në një video të postuar në rrjetin social më 2 janar, Sandulloviq shihet gjatë një vizite në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz duke vendosur kurorë me lule në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 Marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kurti foli edhe për arrestimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi së fundmi.

Hasan dhe Xhavit Dakaj u arrestuan më 5 janar nga autoritetet serbe pasi kaluan kufirin me Kosovën në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Një ditë më vonë, Gjykata e Lartë në Beograd ia shqiptoi masën e paraburgimit prej një muaji Hasan Dakajt, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili po akuzohet për krime lufte.

Xhaviti, vëllai i tij, u lirua.

 

“Hasan Dakaj vazhdon të mbahet atje padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare. Kjo nuk është hera e parë as nuk paraqet rast të izoluar. Kjo është një sjellje e qëllimshme dhe dashakeqe e Serbisë, që bie ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha Kurti.

Serbia vazhdon ta mbajë në paraburgim edhe qytetarin e Kosovës Nezir Mehmetaj.

Ai u arrestua nga policia serbe në pikën kufitare në Merdare në janar të vitit 2020, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës gjatë vitit 1999 në fshatin e tij të lindjes. Prokuroria serbe ngriti aktakuzë për krime lufte ndaj tij në dhjetor të atij viti.

 

Duke folur në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ministrja Haxhiu tha se lidhur me rastin e Hasa Dakajt, Ministria e saj është në komunikim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila ka informata dhe e përcjell gjendjen e tij.

Ajo bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i bëjë më shumë presion Serbisë, dhe “të mos i injorojë veprimet e tilla që Serbia i bën në vazhdimësi".

Kurti e akuzoi Serbinë gjithashtu se nuk po e respekton Marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve, e cila u arrit në fillim të vitit të kaluar.

“Neni një i marrëveshjes thotë që palët, pra Kosova dhe Serbia, do të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore me njëra-tjetrën, bazuar në të drejtat e barabarta. Serbia, megjithatë, zgjedh gjithçka mbi zhvillimin e marrëdhënieve të mira me neve, ajo në të vërtetë zgjedh ta sulmojë Kosovën, siç bëri më 24 shtator 2023 në Banjskë, dhe pastaj t’i mbrojë kryerësit e kësaj vepre në krye me Millan Radoiçiqin", ka thënë Kurti.

Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e mori përgjegjësinë për kryerjen e sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur vitin e kaluar në veri.

Kosova e ka kërkuar ekstradimin e tij, por Serbia e ka hedhur poshtë këtë mundësi.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-ks-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Një muaj paraburgim për ish-pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar në Serbi
NATO: Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak është çështje e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration