Kryeministri Varadkar: Të hiqen masat ndaj Kosovës – Asociacioni jo me kompetenca të një shteti
Rajoni dhe Politika

Kryeministri Varadkar: Të hiqen masat ndaj Kosovës – Asociacioni jo me kompetenca të një shteti

12.Jan.2024 08:18
0

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar tha të enjten se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen, ndërsa bëri thirrje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por jo me kompetenca të një shteti.

“Ne besojmë se masat kufizuese që i janë vendosur Kosovës tani duhet të hiqen dhe ky është një qëndrim që ne e kemi bërë publik”, tha ai duke nënvizuar se do të dëshironte të shihte edhe themelimin e Asociacionit.

“Por nuk duam të shohim krijimin e një mikro shteti brenda Kosovës. Përfundimisht, nuk mendojmë se do të ishte e dobishme për të ardhmen”, tha ai.

Gjatë një vizite në Prishtinë ku u takua me udhëheqës të institucioneve të Kosovës, kryeministri irlandez tha se përparimi në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është jetik për qëndrueshmërinë rajonale.

“Diskutuam nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit në çështjen e dialogut në muajt në vijim. Por unë mendoj se i gjithë ky vit është viti në të cilin duhet të konsolidohet qëndrueshmëria në veri të Kosovës dhe asnjëri prej nesh nuk dëshiron të shohë një kthim në dhunën që e pamë në shtator apo në maj”, tha ai, duke nënvizuar se zgjedhjet e ardhshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës duhet të sigurojnë përfaqësues të ligjshëm që do të kenë mbështetjen e banorëve në ato zona. 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por kjo kërkon disa hapa.

“Pra së pari siguria, së dyti sërish siguria. Milan Radoiçiç kreu i këtij grupi paramilitar terrorist duhet të dorëzohet në Kosovë nga autoritetet serbe dhe jo të ngelet i lirë në Serbi. E treta është nënshkrimi i marrëveshjes dhe respektimi i asaj çfarë kemi bërë deri më tani pa shkelje, pa dhunim të neneve apo preambulës siç ka ndodhur nga pala serbe gjatë vitit të kaluar”, tha ai.

Diplomatët perëndimor po kërkojnë nga Kosova të fillojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në bazë të një draft statuti të propozuar nga ta më 21 tetor të vitit të kaluar.

Kryeministri Kurti këmbënguli sërish të enjten së pari në nënshkrimin e marrëveshjes së arritur gati një vit më parë në Bruksel dhe në Ohër.

“Mirëpo mos ta ngatërrojmë hierarkinë e gjërave, marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe vetëm më pas mund të flasim për Asociacionin. Të gjithë ata të cilët e nxjerrin Asociacionin nga paketa i bëjnë dëm Kosovës. Nuk mund ta nxjerrësh Asociacionin nga paketa e ta bësh prioritet për nga koha ose në qendër për nga hapësira e tryezës. Asociacioni nuk është top prioriteti i normalizimit, është marrëveshja bazike andaj të gjithë kolegët e mijë, jo vetëm në Kosovë, unë i lus që të mos e nxjerrin nga paketa draft statutin apo Asociacionin si një çështje”, tha ai.

Diplomatët perëndimorë presin ndërkaq nga Serbia përmbushjen e detyrimeve që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës.

Beogradi ka theksuar se nuk do të zbatojë asgjë që çon drejt kësaj njohjeje.

Bashkimi Evropian edhe gjatë kësaj jave theksoi se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe se Komisioni Evropian po punon për të bërë ndryshimet në kuadrin e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok për të përfshirë zbatimin e marrëveshjes me Kosovën.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-irlandez.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Zëvendëskryeministri Bislimi takoi përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe nga Lugina e Preshevës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bislimi: Mbështesin Luginën e Preshevës, punojmë për reciprocitet (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration