Kryebashkiakes në Bolivi ia presin flokët dhe e tërheqin zvarrë
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Bolivi, ku një grup protestuesish kanë rrahur, lyer me ngjyrë të kuqe, prerë flokët dhe tërhequr zvarrë kryebashkiaken Patricia Arce.
Arce është kryebashkiakia e qytetit Vinto në Bolivi dhe njëkohësisht anëtare e partisë Lëvizja për Socializëm e presidentit Evo Morales. Kohët e fundit Bolivia është përfshirë nga protesta vdekjeprurëse pas fitores së zgjedhjeve të presidentit Evo Morales më 20 tetor mbi pretendimet se votat ishin manipuluar.
Një turmë e egër marshoi në bashkinë e qytetit, ku akuzuan Arcën se sillte forca për t’i dhënë fund bllokadës së tyre dhe e fajësuan atë për vdekjen e dy protestuesve. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Arce shfaqet e rrethuar nga protestues të maskuar duke thënë; “Nuk kam frikë të them të vërtetën time. Unë jam në një vend të lirë dhe nuk do të mbyllem edhe sikur të duan të më vrasin. Për këtë proces ndryshimi unë do të jap edhe jetën time”, tha kryebashkiakja Arce.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/olivi.jpg): failed to open stream: No such file or directory