Kosovare Asllani refuzoi të paraqitej në fotografinë e vitit te Milani – shkak Joviqi
Klubi i Milanit, sot e ka pasur ditën që të bëjnë fotografinë e vitit me të gjithë lojtarët e klubit, përfshirë atë të femrave.
Në klubin kuqezi luan edhe futbollistja me prejardhje nga Kosova e me nënshtetësi suedeze, Kosovare Asllani.
Ndërkaq, siç mëson Klankosova.tv, Asllani ka refuzuar që të fotografohet me një nga bashkëlojtarët e saj te ekipi i meshkujve.
Klankosovatv nga burime të afërta me lojtaren ka mësuar se futbollistja ka refuzuar kategorikisht që të fotografohet me lojtarin serb, Luka Joviq.
Bëhet e ditur se as konsultimet e gjata të klubit të Milanit nuk kishin sukses që ta bindnin Asllanin që në fotografi të jenë edhe ajo edhe Joviqi.
Më 30 qershor, 2022, klubi italian njoftoi se ka arritur të nënshkruajë për shërbimet e Asllanit.
Reprezentuesja suedeze, e cila ka luajtur për Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Real Madrid, ka kontratë me AC Milan deri në vitin 2024.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/osovare-aslllani.jpg): failed to open stream: No such file or directory