"Komunalia" do të filloje grumbullimin e mbeturinave edhe në vendbanime tjera të komunës së Bujanocit
Lugina

"Komunalia" do të filloje grumbullimin e mbeturinave edhe në vendbanime tjera të komunës së Bujanocit

07.Aug.2018 11:45
0
Ndërmarrja publike "Komunalia" ka të punësuar afro 195 punëtorë ndërsa planifikon që këtë vit të fillojë më grumbullimin e mbeturinave edhe në vendbanime tjera të territorit të komunës së Bujanocit.

Ilir Taipi, drejtor teknik në këtë ndërmarrje gjatë bisedës për Titulli.com u shpreh se Brenda vitit 2018 pritet të që shërbime të reja në vendbanime të ndryshme.

“Me plan programin për vitin 2018 kemi paraparë edhe shtrirjen e shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave në vendbanimet tjera por në mungesë të mekanizmit nuk po mundemi ta realizojmë”, tha Taipi.

Sipas tij kjo mundë të kruhet pasi të përfitojnë ndonjë donacion që ja mundëson shërbimet. 

“Mbetemi në pritje të ndonjë donacioni i cili do të na mundësonte pajisjen me mekanizmin e nevojshëm ne do bëjmë edhe grumbullimin e mbeturinave në vendbanimet tjera të komunës së Bujanocit”, u shpreh Taipi. 

Grumbullimi i mbeturinave shpeshherë ka shkaktuar paknaqësi edhe te qytetarët në Bujanoc për mos kryerje të shërbimeve me kohë nga Komunalia.

Komunalia si ndërmarrje publike lokal kryen edhe shërbimet e distribuimit të ujit, mirëmbajtjen e kanalizimit, gjelbërimin dhe pastrimi i qytetit, mirëmbajtja e varrezave, shërbimi i ngrohtores, shërbimi i parkingut dhe shërbime tjera./Titulli.com/

Kryetari i Preshevës Arifi: Nuk e dëgjojë zërin opozitarë, ata nuk janë stratega
Ligjërata dhe aksione humanitare gjatë muajit të Ramazanit në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration