Komuna e Bujanocit ndalon punën e kafitereve dhe punëtorive tjera (vendimi)
Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ka marrë vendim për ndalimin e punës nga sot të gjitha objekteve hotelerie , restorantet, baret, kafiteritë, qebaptoret, ëmbëltorët , objektet e video-lojërave dhe bastoret sportive.
Të gjitha këto objekte janë të detyruar të largojnë të gjitha tavolinat, karrikat dhe artikujt e vendosur në hapësira publike me qëllim të dezinfektimit, shkruan Titulli.com.
Këto ndalesa kanë hyrë në fuqi nga data 21 mars dhe vlejnë derisa të kalojmë nga gjendja e jashtëzakonshme thuhet në konkluzionin e komunës së Bujanocit
Ditë më parë edhe komuna e Preshevës e kanë sjellë vendimin për ndalimin e këtyre veprimtarive në territorin e vet për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme pas pandemisë nga Coronavirus.
Gjendja e jashtëzakonshme në territorin e Serbisë është shpallur nga qeveria e cila ka miratuar edhe masat emergjente që vlejnë gjatë kësaj kohe./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/are-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory