Komuna e Bujanoci përgatit projekt  për ujërat e zeza në konkursin e BE-së
Lugina

Komuna e Bujanoci përgatit projekt për ujërat e zeza në konkursin e BE-së

07.Aug.2018 11:45
0
Komuna e Bujanocit me anë të këshillit komunal ka marrë vendim në hartimin e planit detaj të rregullimit për evakuimin e ujërave të zeza, plan ky me të cilin do të konkurrohet në programin evropian "EU Pro".

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi deklaroi se komuna do të konkurroj në programin “EU Pro” për financim të planit për evakuimin e ujërave të zeza, shkruan TYitulli.com.

“Do të konkurrojmë në programin e ri të bashkimit evropian Eu Pro vlera e projektit do të jetë 15 mijë euro për hartimin e planit. Ne kemi filluar me projektin kryesorë të ndërtimit të projekt dokumentacionin për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e ujërave të zeza” u shpreh kryetari i komunës, Kamberi.

EU Pro është program i financuar nga bashkimi evropian që ka filluar të implementohet nga muaji Janar i vitit 2018 si vazhdimësi e programeve të mëparshme të Bashkimit Evropian në Serbi./Titulli.com/

Komuna e Preshevës njoftim për programin e subvencioneve për vetëpunësim
10 nxënës më pak në klasat e para 2018/2019 në komunën e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration