Kolona dhe pritje të gjata tek Dheu i Bardhë (foto & video)
Lokale

Kolona dhe pritje të gjata tek Dheu i Bardhë (foto & video)

26.Jul.2014 14:20
0

Në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Dheu i Bardh-Konçul, janë formuar kolona të gjata të përbëra kryesisht me udhëtarë nga mërgata kosovare.

Për të hyrë në Kosovë për shkak të fluksit në rritje të udhëtarëve që vijnë në vendlindje, pritjet shkojnë nga dy deri tre orë,ndërsa shumica e makinave në kolonë janë me targa nga vendet perëndimore.

Gazetari i Titullit që ka vizituar këtë pikë kufitare rreth orës 13h të së shtunës, është njoftuar se pala serbe edhe ajo kosovare janë duke punuar me kapacitet të plotë, nga dy sportele të hapura në të dy anët e kufirit.

Mirëpo, edhe përskaj këtij angazhimi, një fluks kaq i madh që ka formuar kolonën rreth dy kilometra për të hyrë në territorin e Kosovës, nuk përballohet aq lehtë nga zyrtarët kufitar.

“Në kolonë pres afër dy orë, vijë nga kantoni Cyrihut ndërsa udhëtojë për në Prishtinë”, i tha Titullit Nevzad Spahiu, i cili rrugën për vendlindje e kishte marrë së bashku edhe me tre anëtarë të familjes.

Pakënaqësi të bashkatdhetarëve pat edhe në pikën e pagesës së sigurimit të automjeteve, të vendosura nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS).

“Sigurimet do t’i hekin kysmet vitin e ardhshëm se boll na plaçkitën”, diskutonin mes vete dy qytetarë kosovarë që pritnin në sportel për t’u pajisur me policën e sigurimit.

Komuna e Bujanocit në Serbi ka edhe dy pika kalimi me Kosovën, ajo në Dobrosin dhe Breznicë. Këto vendkalime mund t’i shfrytëzojnë veturat që janë të pajisura me sigurim të Kosovës dhe nga qytetarët që kanë shtetësi të Serbisë apo vendet perëndimore, por jo edhe me shtetësi të Kosovës.

Përndryshe, të gjithë mërgimtarët të cilët janë me shtetësi të Kosovës dhe vijnë përmes Serbisë, janë të detyruar që të shfrytëzojnë dy vendkalime ate te Dheu i  Bardh dhe Merdare, pasi në këto pika duhet të dorëzojnë edhe formularët me të cilat janë pajisur në momentin që kanë hyrë në Serbi.

Ndërsa për luginasit nga korriku ka ndryshuar procedura për pajisje me sigurim të veturës. Siç është informuar gazetari i Titullit në këtë pikë kufitare (Dheu i Bardh) nga zyra për dhënin e sigurimeve (Byroja Kosovare e Sigurimeve), në momentin që qytetarët shqiptarë të Luginës paraqiten për t’u pajisur me sigurimin njëjavor të veturës, për shkak të përshpejtimit të procesit, me vete duhet të sjellin të kopjuar (në të dy anët) letërnjoftimin si dhe librezën e automjetit./Titulli.com/

Shkoj qershori e gati edhe korriku, ku mbet sheshi pyet miku?! (video)
'Takimi i vendindjes-Zarbica 2014', kërkesë edhe për asfaltim të rrugës për Zarbicë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration