Vështrime
Koalicioni PDK-AAK, në të mirë të qytetarëve për të tejkaluar krizën
Me daljen e Ramush Haradinajt për herë të dytë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Tribunalit të Hagës, AAK-së dot ti freskohen sytë nga lodhja që kaploi jo vetëm kryesinë,degët,elektoratin e AAK -së por edhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,familjet e dëshmorëve,gjakun e dëshmorëve dhe gjithë popullin e Kosovës sepse përfundimisht u vërtetuar lufta e Ushtrisë Çlirimtare që ishte e pastër.
Shkruan: Mevlan Fazliu;
Pra,kjo kohë e humbur ndaj tij besoj se nuk dot mund të shpërblehet sepse ka pasur momente shumë të rëndësishme për Kosovën që ka kaluar në këtë fazë. Prandaj,z.Haradinajt i nevojitet një vullnet i madh e që e dimë e ka këtë sepse këtë e ka dëshmuar në periudha të ndryshme ,që së paku ne start ti drejtojë disa gjëra për te mirën e vendit tone,sepse ne presim gjëra të rëndësishme që nuk mund -nuk ka guxim tjetër kush ti realizoj ato vetëm ky lider.
Flitet koalicion i mundshëm mes PDK-së dhe AAK-së , ka mendime te ndryshme në lidhje me këtë temë,bile disa e quajnë absurde këtë lidhje. Nuk është asgjë e pamundur në lidhje me koalicionet e mundshme sepse tash kemi një shtet të pavarur edhe jemi të gjithë të vetëdijshëm çfarë bëjmë, Në fund të fundit qytetarit të Republikës së Kosovës i intereson,që të ketë zbutje të papunësisë,të ketë një ekonomi të mirë dhe afatgjate, të ketë një jetë më të mirë për të jetuar…
Opinioni i një pjese të madhe të njerëzve është shumë i qartë se me z.Haradinaj kryeministër gjithçka do të realizohet në të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës,si në aspektin politik ,si në atë ekonomik e shumë gjëra tjera jetësore. Prandaj,të gjithë ata të cilët mendojnë që ky koalicion është i pamundur mos të pendohen ose befasohen nëse ndodh kjo sepse është në të mirë të qytetarëve të këtij vendi për të tejkaluar këtë krizë.
Në politikë KURR nuk thuhet sepse në fjalorin politikë nuk ekziston ajo fjalë,në fund të fundit politika tani është interes , këtë interes përfaqësuesit tanë le ta shohin si te ndërsjellë , ti kthehet borxhi që kanë ndaj qytetarëve të këtij vendi(përkujdesja ndaj tyre) ,mirëpo edhe qytetarët të vetëdijesohen të besojnë-votojnë që të vijnë në pozitë njerëzit që me të vërtet e meritojnë e që edhe kanë dhënë shumë për këtë vend sepse më së miri ai ja din vlerën dhe nuk mund anashkaloj çdo problem që ka të bëjë me territorin dhe qytetarët e tij.
Është z.Haradinaj pra,puna dhe angazhimi i tij duke sakrifikuar edhe familjen e tij mirëpo edhe pas luftës u tregu lider që mban fjalën - atë çka premton realizon,qytetarët e Kosovës besoj kanë besimin tek ky njeri që udhëheq me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovë./Titulli.com/
Autori është kryetar i Forumit Rinor të AAK-së në Gjilancopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/pdk_aak-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!