KKSh: Sulmi ndaj kryetarit në Medvegjë, tregon politikat diskriminuese të shtetit
Lokale

KKSh: Sulmi ndaj kryetarit në Medvegjë, tregon politikat diskriminuese të shtetit

14.Jan.2015 11:21
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSh) reagon ashpër për sulmin e ushtruar ndaj zëvendëskryetarit dhe kryetarit aktual të Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti.

“Sulmi i orkestruar nga huliganët dhe rrugaçët për të ndaluar proceset demokratike në Komunën e Medvegjës dhe instaluar logjikën e dhunës në institucione është i papranueshëm, nga se zgjedhja bëhet përmes votës, e jo përmes rrugës e dhunës”, thuhet në kumtesën e KKSh-së të lëshuar sot, si reagim ndaj sulmit fizik të kryetarit aktual të Medvegjës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh keqardhje të thellë për abuzimin e proceseve demokratike dhe me këtë rast dënon dhunën e ushtruar ndaj zëvendëskryetarit të Komunës së Medvegjës, që njëherit ushtron detyrën e kryetarit të kësaj komune, Florim Sahiti, i cili ishte shënjestër e sulmit fizik dhe verbal të huliganëve serbë.

“Ky rast edhe njëher dëshmon për një atmosferë frike dhe dhune e që në vazhdimësi Këshilli Kombëtar Shqiptar ka regjistruar si parakushte të asimilimit të shqiptarëve në Medvegjë. Qeveria e Serbisë, jo që nuk po krijon kushte për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur në Medvegjë, por përmes partive në pushtet për më tepër fryen mostolerancën, paragjykimet, dhunën dhe krijon atmosferë abuzive”, thuhet në kumtesë, transmeton Tituli.com.

KKSh thekson se sulmuesit ndaj zëvendëskryetarit Sahiti ishin identifikuar si anëtarë të Partisë Përparimtare Serbe të kryeministrit Aleksandër Vuçiq, që sipas këtij organi, tregon për politikat diskriminuese të Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar e konsideron këtë sulm, jo vetëm ndaj një individi apo ndaj një institucioni a funksioni, por si sulm të drejtpërdrejt ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Me këtë rast, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka njoftuar të gjitha institucionet relevante kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikisht bën thirrje Organeve të rendit të ndërmarrin të gjitha veprimet për të sanksionuar sulmuesit, ndërkaq fton Qeverinë e Serbisë që publikisht t`a dënoj këtë rast dhe urgjentisht të ndërmarr veprimet për të krijuar parakushte për tu kthyer shqiptarët e Medvegjës në vatrat e veta.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar Shqiptar fton OSBE-në dhe gjithë mekanizmat ndërkombëtar të monitorojnë situatën në Medvegjë, pasi sipas KKSh-së, këto raste përmbajnë premisën e eskalimit me ç`rast shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq./Titulli.com/

PVD: Fitorja e kandidatit shqiptar ndaj atij serb, çoi në eskalimin e situatës (Dokument)
Arrestohet shoferi që shkeli këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration