KKSH kompletohet, ja anëtarët e komisioneve
Lokale

KKSH kompletohet, ja anëtarët e komisioneve

05.Jan.2015 14:02
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), veç kryetarëve të komisioneve të caktuar në seancën e katërt, ka zgjedhur edhe anëtarët e tyre.

Portali informativ Titulli përveç raportimit të zgjedhjes së drejtuesve të komisioneve pranë KKSH-së, ka siguruar edhe emrat e anëtarëve të cilët janë caktuar në këto komisione.

Në komisionin për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm që drejtohet nga kryetari Zejni Fejzullahu, për anëtare janë zgjedhur Raif Veliu (zv.kryetar), Tahir Bilalli, Hafize Shaqiri, Buletin Saqipi, Merita Sadriu dhe Izeir Fejzullahu.

Komisioni për arsimin e lartë dhe shkencë që drejtohet nga kryetari Islam Jusufi, përbëhet nga këta anëtarë: Llokman Salihu (zv.kryetar), Meriton Murtezi, Bejzad Abdullahu, Mustaf Ahmeti, Zaim Haliti, Metali Krasniqi.

Në komisionin për kulturë, për kryetar u caktua Naim Salihu, ndërsa anëtarë të saj janë: Rahim Rahimi (zv.kryetar), Emsale Jahiu, Vaxhid Mehmeti dhe Berat Halimi.

Në drejtim të komisionit për botim dhe informim është emëruar Hevzi Ramadani, ndërsa anëtarë të këtij komisioni janë: Abdulla Memeti (zv.kryetar), Amir Shabani, Shqipe Nuhiu, Nexhat Behluli.

Komisionin për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj po e udhëheqë Riza Fetahu. Anëtarë të këtij komisioni janë: Hana Emërllahu (zv.kryetar), Bajram Mustafa, Vigan Duraku, Jetmir Ismaili.

Komisionin për rini dhe shoqëri civile po drejtohet nga Mukarrem Ahmeti, kurse anëtarë të saj janë zgjedhur: Xhejlane Jakupi (zv.kryetare), Nexhmije Demiri, Irfan Rahimi, Valmir Beqiri, Xhevat Hasani, Qani Fejzullahu.

Tani kur Këshilli Kombëtar Shqiptar ka zgjedhur anëtarët e saj në Komisione priten rezultate konkrete në fushat përkatëse.

Qysh tani këshilltarët e Kuvendit të KKSH-së nga radhët e opozitës janë skeptikë se me këtë përbërje të re të komisioneve të ketë ndryshime në arsim, kulturë, informim si dhe përdorim zyrtarë të gjuhës, simboleve e shkrimit shqip në Luginë të Preshevës./Titulli.com/

TITULLI: Zë i vërtet i qytetarëve të Luginës (video)
Kamberi: Musliut do t'i mbetet veç t'i bie dudukit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration