Vështrime
Kanali ujor i “Luginës” dhe heshtja e shqiptarëve
Ideja për ndërtimin e një kanali ujor që do të shtrihej nga lumi Danub në Beograd e deri në Selanik të Greqisë duke përshkuar Luginën e Preshevës është një ide vjetër për të cilën ka përpjekje ta ringjall Qeveria e Serbisë.
Kjo është thënë hapur edhe nga politikan, ekspertë dhe analistë serbë madje duke tërhequr paralele me infrastrukturat e vendeve përreth Serbisë.
Madje për koincidencë ministri serb i planifikimit hapësinor Milan Baceviq ka nënshkruar një protokoll të mirëkuptimit me një kompani kineze për studimin e projektit të ndërtimit të “Kanali Morava”.Hartimi i studimit të projektit të ndërtimit të “Kanali Morava”, i është besuar kompanisë kineze China Gezhouba Group Corporation. Disa e kanë cilësuar si projekt në mes realitetit dhe çmendurisë.
Kjo ide ka dal nga progresistët e Nikolliqit, falë së cilës kanë fituar zgjedhjet. Disa si epërsi e shohin në mundësit e reja, rruga e shkurtër deri në det, ndërtimin e hidrocentraleve dhe parandalimin e vërshimeve.
Kryeministri i Serbisë më 26 janar, ka lancuar idenë për hartimin e një strategjie për zhvillimin e pesë qarqeve në jug të Serbisë. Daciq, cituar nga agjensia Beta, ka thënë se jugu i Serbisë është territori i rëndësishëm dhe se shteti nuk duhet të lejojë që gjërat të zhvillohen në dëm të saj, duke përmendur këtu popullatën e cila çdo herë e më e pakët është.
“Nëse kjo nuk ndodhë, do të kemi ndryshime drastike të strukturës nacionale të popullsisë, largim nga zonat e caktuara, ku në masë të madhe kanë mbetur të zbrazëta dhe varfërimi i kësaj pjese nuk duhet lejuar”, ka thënë Daciq, transmeton Titulli.
Por jo larg, pasoi një provokim i autoriteteve serbe të sigurisë në Preshevë duke larguar lapidarin e dëshmorëve të UCPMB-së nga qendra e qytetit.
Dy ditë më vonë Daciq gjatë vizitës në Maqedoni, cituar nga agjencia Fonet ka diskutuar për kanalin me homologun e tij maqedon. Gruevski ka theksuar mbështetjen e Qeveris së Maqedonisë për hartimin e studimit të projektit “Danub-Morava-Vardar-Selanik”.
Projekti i ndërtimit të një kanali mes Beogradit e Selanikut ka mundësi të madhe ekonomike e mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të rajonit”, kishte thënë kryeministri i Maqedonisë.
Nëse i bëjmë një kronologji të ngjarjeve, kjo ide flet shumë në rrafshin politik dhe gjeostrategjik. U duk sikur u hoq vetëm një lapidar, por shekull pas shekulli planet janë po ato, dhe ajo që i ushqen është gjeopolitika.
Po cila është vlera vërtetë e Luginës së Preshevës? Po konflikti i vërtetë nga ç’lloj interesash mund të ushqehet? A kemi të bëjmë me çështjen e interesave të minoriteteve apo kemi të bëjmë me gjeopolitikë dhe gjeostrategjik?
Brenda skemës së madhe për kontrollin e EuroAzisë nuk ka asnjë rajon të parëndësishëm .Brenda rajoneve ka vende të cilat për shkak të gjeografive të tyre kanë pozicione kyçe .
Një pozicion të tillë e ka Lugina e Preshevës e populluar ndërkohë prej shqiptarëve. Ky është pozicioni kyç për ndërtimin e kanalit ujor Danubë-Deti Egje dhe një korridori strategjikë që mundëson daljen e shpejt nga Ballkani në detin Egje nëpërmjet luginave.
Pak ditë pas heqjes së lapidarit shqiptar të pjesëtarëve të UÇPMB në Luginën e Preshevës, mijëra kilometra larg, në Kinë, firmosej nga serbët në heshtje një marrëveshje e cila kishte lidhje pikërisht më këtë Luginë, ndoshta jo direkt me lapidarin por me Luginën kishte lidhje. Dhe çuditërisht asnjë reagim nga pala shqiptare, thuajse nuk kishte ndodhur asgjë.
Opinionit shqiptarë po iu ofrojmë vetëm disa nga dokumentacionet e shumta që mbahen dhe ruhen nëpër arkivat e Kongresit amerikanë dhe Universiteteve amerikane mbi çështjen në fjalë.
Për të parë se sa e rëndësishme është ideja në fjalë dhe sa e pa justifikueshme është heshtja e intelektualëve dhe politikanëve shqiptarë.
Projektin ujor serbët nuk e kanë shpikur ata, nuk është ide e tyre, nuk i takon atyre por një shteti që serbët gjithmonë ikin ta përmendin kur flitet për kanalin. Ky shtet është miku i madh i shqiptarëve SHBA-të.
Më poshtë i keni disa faqe gazetash amerikane dhe angleze që kanë përcjell rregullisht që fillim shekullin e 20-të përpjekjet për hapjen e kanalit ujor. Aty përmendet vendi Preshevë dhe prestigjiozja angleze “The Sun” në faqen e parë e skicon Luginën me trekëndëshin strategjikë, qysh në numrin e 13 korrikut të vitit 1913-të.
Falënderojmë për kontributin e dhënë ekspertin e gjeopolitikës z.Albert Hitoaliajn dhe gjithë kontribuuesit e vazhdueshëm që vazhdimisht na mbështesin me fakte dhe risi të reja mbi tematikën në fjalë.Atyre heronjve të heshtur anë e mban tokave shqiptare që na mbështesin pa asnjë kompensim material.
Lugina e Preshevës është thesari shqiptar që Zoti ja dhuroi këtij populli dhe ata duhet ta mbrojnë me çfarëdo çmimi. Izolimi i tanishëm, harresa dhe heshtja nuk kanë asnjë justifikim të pranueshëm./Arben Jahiu/Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/kanali.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!