Kamberi: Shqiptarët e Luginës po diskriminohen nga shteti
Intervista

Kamberi: Shqiptarët e Luginës po diskriminohen nga shteti

18.Apr.2013 09:02
0
Nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Shaip Kamberi gjatë një intervistë për portalin informativ Titulli.com ka folur për situatën në Luginë dhe me theks të veçantë në komunën e Bujanocit. Kamberi është edhe kryetar i degës së PVD-së në Bujanoc, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2012 ka qenë kryetar komune. Një kohë të gjatë ka drejtuar Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc. Titulli: Zotri Kamberi, si e vlerësoni gjendjen e shqiptarëve në Luginë? Sh. Kamberi: Ashtu siç është deklaruar edhe shumë herë, shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë popullatë ndaj të cilës në mënyrë sistematike aplikohet diskriminimi shtetërorë duke u shkelur të drejtat  fundamentale individuale, ato kolektive politike dhe deri te rrezikimi i mirëqenies ekonomike. Dokumenti i fundit i aprovuar nga Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë (Masat urgjente për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve) në mënyrë eksplicite sqaron nevojat e popullatës shqiptare në këtë rajon. Padyshim që gjendja ekonomike katastrofale, që vazhdon të mbretërojë në këtë rajon si pasojë e mungesës së strategjisë dhe vullnetit shtetërorë për ta ndryshuar ate, por, nuk mund të pajtohem me tendencat e fundit që problemi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilësohet vetëm si problem ekonomik. Para së gjithash ai është problem politik. Nuk mund të ketë barazi ekonomike, nëse shoqëria nuk kujdeset për të çrrënjosur pabarazitë politike. Ndaj shqiptarëve, strukturat shtetërore vazhdojnë të prodhojë pabarazi. Pabarazi kjo, që sjell për pasojë edhe devijimin nga parimet kryesore të demokracisë.   Titulli: A mund të bashkohet spektri politik shqiptar drejt qëllimeve të përbashkëta kombëtare ? Sh. Kamberi: Asgjë s’është e pamundur. Nëse partitë politike shqiptarë i mbesin besnik asaj që në formën e shkruar e kanë si Program politik dhe në praktikë e respektojnë programet e veta, ndërkohë që ato nuk ia nënshtrojnë interesave të thjeshta individuale, grupore apo klanore, hapësira për bashkëpunim është e madhe. Aprovimi i dokumentit të përmendur më lart nga ana e Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë, është rezultat i bashkëpunimit, edhe pse të vështirësuar, të subjekteve politike shqiptare. Por, ja që interesat e përmendura më lart, janë ata që mandej kur, ato parime të aprovuara duhet të bëhen realitet, pamundësojnë këtë proces. Sepse, bie fjala bëhesh qesharak kur nga strukturat shtetërore kërkon integrimin e shqiptarëve, ndërkohë që ti, në nivel lokal, largon pa prishë timin e duhanit 60 shqiptarë nga puna.   Titulli: Kuvendi i Luginës ka marrë një dimension tjetër të veprimit (me statut të ri të aprovuar në mbledhjen e fundit), si e shihni funksionimin e këtij organi të shqiptarëve të këtij rajoni? Sh. Kamberi: Kuvendi, siç e quani i Luginës (sepse emërtimi i përfaqësuar nga gjithë deri më tash  është Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të LP) është organ politik i partive politike shqiptare. Roli i tij është të koordinojë veprimtarinë e përbashkët të subjekteve politike shqiptare për çështjet me interes të përbashkët, edhe pse mendimi im është që nuk  ka asnjë çështje e cila nuk mund të jetë me interes të përbashkët. Mendoj se në këtë periudhë ky Kuvend duhet të ketë rol edhe më aktiv. Ai, në të kaluarën ka aprovuar disa dokumente të rëndësishme. Dokumenti i fundit i aprovuar, besoj do të duhet të jetë si bazë për nisjen e bisedave me qeveritarët serb për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve. Por, ky Kuvend, ka sigurisht të funksionojë edhe më efikas dhe të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve në këtë rajon. Titulli: Çka e shqetëson më së tepërmi, Shaip Kamberin ? Sh. Kamberi: Nuk ka asnjë shqetësim që ka të bëjë me personalen. Unë me vetëdije e kam zgjedhur rrugën e opozitës. Mund të them se shqetësimet e mia janë shqetësime që duhet ta ngacmojnë ndërgjegjen e çdo individi, prej krizës ekonomike, pabarazisë politike, diskriminimit sistematik shtetëror dhe gjithçkaje që ka të bëjë me mbajtjen e shqiptarëve në pozitë inferiore politike, apo pozitë diskriminuese. Por, mund të them se shqetësuese është poashtu tendenca e trafikimit joparimor të influencës, apo edhe inateve politike. Do ta ilustroj me një shembull: Nuk mund të jem i arsyeshëm  dhe të kuptoj pse për shkak të inateve politike flijohen mbi 300 fëmijë të lagjes së strukarëve në Tërnoc dhe nuk hapet objekti i përfunduar i shkollës fillore. Një objekt madhështor, i ndërtuar falë donacionit turk, është shndërruar në një fole qensh endacak. Më e keqja është se askënd nuk e shqetëson kjo dukuri: As prindërit për nevojat e fëmijëve, as gjyshërit për nevojat e nipave, as mësuesit për nevojat e nxënësve, as zyrtarët komunal për nevojat e popullatës së vet, dhe përfundimisht as gazetarët që duhet të jenë më të zëshmit. Falë zotit, që disa nuk kanë forcë edhe guxim të mjaftueshëm, sepse, me ndërgjegjen çfarë e kanë do ta kishin rrafshuar me tokë atë objekt, vetëm e vetëm për shkak të inateve politike. Kemi edhe probleme të shumta të tjera (përjashtimi i shqiptarëve nga puna) për të cilat hezitohet të flitet.  Gjithë i mbyllin sytë, vetëm e vetëm për tu mos u prishur me pushtetin.   Titulli: Pusheti lokal i Bujanocit ka filluar të realizoj disa projekte, sa jeni të kënaqur me punën dhe rrjedhat e zhvillimit të përgjithshëm në Bujanoc? Sh. Kamberi: Nuk ka asnjë arsye që unë dhe PVD të mos përkrahim çdo projekt i cili realizohet dhe ka për qëllim përmirësimin e kushteve të qytetarëve. Mjafton që projektet të përcaktohen sipas prioriteteve dhe nevojave të qytetarëve, sipas programit pesë vjeçar të infrastrukturës. Përkrahim projektet që realizohen në mënyrë transparente dhe nga procesi i realizimit të të cilëve çrrënjoset korrupsioni. Nuk mund të përkrahim vetëm ato projekte që i shërbejnë politikës ditore, respektivisht, që realizohen me të vetmin motiv që partnerit politik t’i jepet diçka në shkëmbim të përkrahjes politike. Mjerisht, nuk mund të përkrahim projektet e fundit të cilat ka nisur të realizojë Direkcioni për ndërtim. Arsyeja është e thjeshtë mjetet për investime kapitale nuk mund të përdoren për renovimin e kishave apo rrugëve të varrezave, ato mjete duhet të përdoren për projektet të cilat janë definuar si kapitale./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/shaip-kambaerri.png): failed to open stream: No such file or directory
“Sezai Surroi”: Ekskursioni, provimet e maturës, mbrëmja...
Rama: Bashkimi ynë kombëtar në BE
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration