Kamberi: Qëndrimi i Ramës i drejt, Shqipëria le të vazhdojë me këtë politik
Lokale

Kamberi: Qëndrimi i Ramës i drejt, Shqipëria le të vazhdojë me këtë politik

10.Nov.2014 15:51
0
Deputeti popullor nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, thotë se qëndrimi i shprehur sot i kryeministrit shqiptar Edi Rama, është në frymën e qëndrimeve të udhëheqësisë shqiptare të Luginës.

Kamberi, gjatë një prononcimi për portalin informativ Titulli.com ka përshëndetur vizitën e kryeministrit Rama, duke e vlerësuar lartë ngritjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës në takimin me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

“Është në frymën e asaj që ne e kemi aprovuar në platformën shtatë pikëshe edhe në të gjitha deklaratat dhe platformat tona politike, në të cilat kërkojmë reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë. Pra, edhe ky qëndrim i kryeministrit shqiptar është në frymën e dokumenteve dhe qëndrimeve tona të mëhershme”, u shpreh Kamberi.

Ai matej theksoi se është me rëndësi relaksimi i raporteve.

“Shumë mirë që kryeministri Rama çështjen e shqiptarëve e ka hapur drejtpërdrejtë në takim me kryeministrin e Serbisë, që donë të thotë se është një çështje për të cilën Shqipëria mund të jap një kontribut. Ne presim që ajo të vazhdojë me këtë politik, që të jetë më proaktive në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve”, përfundoi deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi.

Gjatë konferencën për shtyp të dy kryeministrave të mbajtur sot në Beograd, Rama tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë vëmendjen e Beogradit, me po aq të drejta sa kanë serbët e Kosovës.

Vlen theksuar se dy deputetët shqiptarë nga Lugina në Palramentin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, do të jenë pjesëmarrës në Forumin e Biznesit Serbi-Shqipëri që fillon në orën 17h, ku është paraparë prezenca e dy kryeministrave dhe delegacioneve të tyre./Titulli.com/

Nëse nuk do të lejohej që Rama të shkonte në Preshevë, do të ishte anuluar vizita në Serbi
Ministri në Preshevë, nikoqiri Mustafa nuk e pret?! (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration