Kamberi i shqetësuar: Bujanoci po humbet bërthamën kombëtare (Video)
Lokale

Kamberi i shqetësuar: Bujanoci po humbet bërthamën kombëtare (Video)

30.Dec.2014 21:00
0
Deputeti popullor dhe kryetari i PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi, gjatë një interviste për portalin informativ Titulli.com, në rezymenë për vitin 2014-të, ndër të tjera ka shprehur shqetësimin e tij për largimin e të rinjve nga Komuna e Bujanocit.

Deputeti thotë se pozita e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, jo që ka mbet në nivelin e njëjtë, por ajo është degraduar edhe më shumë, duke e vlerësuar ate ndër më të vështirat të shqiptarëve, sidomos në Komunë të Bujanocit.

Kamberi flet edhe për amendamentet e paraqitura në Parlamentin e Serbisë, që me përjashtim të njërit, Qeveria Serbe të tjerat nuk i ka marrë parasysh, ndërsa për dialogun dhe obligimet e marra nga Beogradi thotë se nuk ka avancime.

Kryetari i PVD-së në Bujanoc, thekson edhe rëndësinë e funksionimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ndërsa caktimet e kandidatëve për të drejtuar komisionet në KKSh, thotë se janë joadekuatë e joprofesional.

Mes tjerash në video-intervistë mund të mësoni edhe  rreth investimeve që duhej të bëheshin në këtë komunë dhe prishjen e marrëdhënieve me investitorë shumë të rëndësishëm.

Kamberi shtron pyetjen se ku mbetën premtimet e Partisë Demokratike që për të ardh në pushtet në Bujanoc, kishte premtuar hapjen e fabrikës në Dobrosin si dhe  punësimin e 2.000 qytetarëve.

Mos pranimi që sheshi në Bujanoci të ketë emrin “Skënderbeu”, intervistuesi e vlerëson tallje me qytetarët shqiptarë...

Për PVD-në është anormale me i planifiku për vitin 2015-të 25 milionë dinarë për një rreth-rrotullim, kurse bujqësinë me lënë vetëm me 8 milionë dinarë... “Po vijmë në situatë se s’ka kush me u sjell në rreth-rrotullim, nuk do të kemi njerëz”, thotë matej Kamberi.

Shiko intervistën më poshtë:

 
Në Gjilan hapet Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Përmes shkollimit të ofrojmë perspektivë më të mirën në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration