Kah po shkon Lugina e Preshevës?
Vështrime

Kah po shkon Lugina e Preshevës?

11.Feb.2014 10:38
0
Pas vizitës së grupit 12 anëtarësh të Luginës së Preshevës më 29 janar në Tiranë, si dhe vizitës në Prishtinë disa ditë më vonë, ata morën një përgjigje të prerë: "Lugina e Preshevës duhet të dalë në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit 2014".  Porosia nga Tirana zyrtare, dmth nga Ministria e Punëve të jashtme dhe ministri Bushati ishte decidive, pa lënë fare dilema dhe moskuptime.  Gjithashtu edhe porosia e Ministrisë për Integrime Europiane dhe ministres Vlora Çitaku, ishte e tillë. Madje edhe më këmbëngulëse, duke e përsëritur disa herë, me tone edhe më të vendosur dhe më të ashpër. Pra, ishin këto dy vizita të ndara, por kishin një përgjigje të përbashkët: "të dilet në zgjedhje!" Dhe jo vetëm kaq. Si në Tiranë, poashtu edhe në Prishtinë atyre iu tha se duhet reduktuar grupi i përfaqësuesve të Luginës, meqë është tepër i madh.   nehat-hyseniShkruan: Nehat Hyseni;   Propozimi i dy shteteve shqiptare ishte që në të ardhmen ky grup të përfshijë: dy kryetarët e komunave (Preshevë dhe Bujanoc), Kryetarin e KKSH-së dhe Deputetin popullor, si dhe të ketë një koordinues, i cili do ta koordinonte punën e këtij grupi. Pra, u propozua një variant i ngjajshëm me atë të Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës në vitin 1999-2000. Atëherë koordinator i atij grupi ishte Blerim Shala. Porosia tjetër në Tiranë për përfaqësuesit e Luginës ishte se të gjithë duhet të jenë unikë! Madje iu tha troç:, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë, që të vijnë me qëndrim unikë, e jo si deri më tani kur i ngjanin një "orkestri të ç'akorduar", kurse bisedimet ishin humbje kohe dhe i ngjanin konferencat maratonike, pa konkluzione të prera dhe pragmatike, që do të ishin bazë e veprimit efikas për zgjidhjen e problemeve të akumuluara të shqiptarve të Luginës dhe ndaljes së shpërnguljes masovike që e ka mbërthyer këtë pjesë të gjeografisë shqiptare. Momentin politik aktual këtu e karakterizon pozicionimi i partive politike shqiptare të Luginës në pozicionin "kundër" daljes në zgjedhje parlamentare të Serbisë, pa marrë parasysh porositë e përmendura të Tiranës dhe Prishtinës. Arsyetimi i tyre është: "Çdo respekt Shqipërisë, Kosovës dhe faktorit ndêrkombëtar, por ne në Luginë të Preshevës vendosim vet"! Pra, pa faktorin mbarëshqiptar dhe miqtë tanë ndërkombëtar. Ata duhet të na mbështesin neve, meqë ne i dijmë më mirë punët tona! Eh! Ashtu vepruam me Lapidarin, i cili u vendos fillimisht krye në veti, pa konsultim paraprak me spektrin politik të Luginës, e as me faktorin mbarëshqiptar dhe me ndërkombëtarët. Edhepse ishim unikë ne në Luginë reth Lapidarit, dihet si përfunduam. Kurse, momentumi i tanishëm politik karakterizohet me ndryshimet në Qeverinë e Serbisë, që do të rezultoj me përmbysjen e partisë së SPS-it dhe Daçiqit, i cili pritet që të mbetet në opozitë. Kurse, kryeministër i ardhshëm i Serbisë pritet të vijë me (pa) koalicione SNS-i i Vuçiqit. Këto procese zgjedhore në Serbi ishin shkak i shtyerjes së vizitës së paralajmëruar të kryeministrit të Shqipërisë Esi Ramës në Beograd. Kjo vizitë e një kryeministri shqiptar Beogradit do të ishte pas 68 vitesh nga vizita u Enver Hoxhës J. Broz Titos. Por tani, kjo vizitë nuk do (duhej) të ishte vizitë midis "vëllezërish"( komunistë), por në interes të dy shteteve me qëllim të pëmirësimit të jetës së qytetarëve të tyre. Nevojat tona janë që avancohet çështja jonë në nivel institucional, duke hapur Konsullatën Shqiptare në Luginë, si pjesë e Ambasadës Shqiptare në Beograd, duke i "hapur derën" edhe hapjes së Zyrës së Kosovës në Preshevë. Gjithashtu, na presin obligime të mëdha për zgjidhjen e problemeve reth kthimit të gjykata e të suprimuara në Bujanoc dhe në Preshevë, mbrojtjen e KKSH-së, përdorimit të simboleve kombëtare, përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe dhe në përgjithësi të mbrojtjes së të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarve në Luginë. Shtrohet pyetja: Si do të arrihe këto objektiva politikë? Siç e pamë, për këtë janë paraqitur dy opcione: 1. Opcioni i bojkotimit të këshillave dhe porosive të përmendura të dy shteteve shqiptare dhe miqëve tanë ndërkombëtarë, sepse ne e konsiderojmë veten të pavarur dhe pretendojmë se "ne i dijmë më së miri punët tona", dhe 2. Opcioni i bashkëpunimit reciprok me Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, si dhe me miqtë tanë ndërkombërarë duke i koordinuar punët dhe aktivitetet politike e institucionale, fillimisht me hapjen e Konsullatës Shqiptare dhe Zyrës së Kosovës tek ne, në vend të aktiviteteve të dështuara klandestine, sikur u veprua me Lapidarin dhe me librat. Sepse, veprimet e tilla, siç u pa më vonë, ishin për efekte të përfitimit të poenave të lirë politikë. Para neshë është imperativi i kohës për vendosjen e unitetit të plotë të veprimit të sinqertë dhe të devotshëm të shqiptarve të Luginës me Shqipërinë e Kosovën, duke vepruar unikë si komb, pra si shqiptarë . Poqese mendojmë se na mjafton uniteti jonë, dmth i shqiptarve të Luginës, pa mbështetjen e Shqipërisë, Kosovës dhe miqëve tanë ndërkombëtarë. A thua ku do të na çonte e gjithë kjo? Kuptohet se do të na çonte në humnerë, ashtu si puna e Lapidarit në Preshevë dhe ndalesës së ndërtimit të atij në Rahovicë, si dhe ngritjen e Lapidarit provokues e antishqiptar afër Lluçanit, që duhet hequr sa më parë. Prandaj, dilemat naive, që bazohen në bindjen e vetmjaftueshmërisë së shqiptarëve të Luginës së Preshevës karshi Shqiptarisë dhe botës demokratike dhe miqëve ndërkombëtarë As kërkesat decidive të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare nuk ndihmuan, meqë është krijuar një bllok partishë të cilêt thonë: "Çdo respekt Shqipërisë, Kosovës dhe faktorit ndêrkombëtar, por ne në Luginë të Preshevës vendosim vet"! Pra, pa faktorin mbarëshqiptar dhe miqtë tanë ndërkombëtar.copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/serbia-lugina.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Zhvendosja e qëllimshme e rrezikut të sigurisë
Të zbatohet rezoluta për Luginën nga Qeveria e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration