Kafka…
Vështrime

Kafka…

13.Nov.2013 23:14
0
Një paramilitar serb, nga radhët e çetave anti-njerëzore, gjatë luftës në Kosovë, ka prerë kokën e një shqiptari të vrarë nga Rahoveci dhe pas zierjes në tenxhere, ia heq dhëmbët, e ngjyros dhe nga kafka e tij bënë një llambë tavoline. Shkruan: Drilon Hyseni Drilon-Hyseni “Të njëjtën e ka bërë edhe me një grua të vrarë. Edhe asaj ia ka prerë kokën në të njëjtën mënyrë dhe nga ajo ka bërë një llambë. Ka thënë se tash e ka një çift. Njerëzit normal ishin të tronditur. E dinin këtë të gjithë, edhe komandanti i kompanisë dhe 80 për qind e policëve”, shkruan gazeta serbe E-Novine. Ky serb i çmendur, ka zgjedhur një formë shizofrene të argëtimit të tij me “kafkat” dekorative, të cilat para kolegëve dhe miqve i ekspozonte si vepra me vlerë arti. Shpesh tavolina e kriminelit serb, e stolisur me llambat kafkore të shqiptarëve, shërbente si tryezë e rrëfimeve monstruoze, të cilat zor se mund t’i kap njeriu as te filmat e Hiçkokut. Kur njeriu rastis të lexoj në gazeta rrëfime të tilla, doemos do të bindet se përpjekjet për t’i zbuluar trupat e pajetë të 1730 shqiptarëve të zhdukur, gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk është aspak e lehtë dhe e kapshme. Nga këto rrëfime të jashtëzakonshme, del se trupat e pagjetur të shqiptarëve, mund të fshihen thellë në tokën e zezë të Serbisë, por nuk përjashtohet mundësia, që ato të shërbejnë edhe si dekor nëpër odat e zyrat e kriminelëve ordinerë, të cilët shteti serb i dekoron me mirënjohje, i nderon me ofiqe zyrtare dhe i mbronë nga akuzat e Tribunalit të Hagës, për krime lufte kundër njerëzimit. Nuk është e çuditshme se ndonjë nga këta serbët e çmendur me uniformë, qoftë të policit, qoftë të xhandarit, qoftë të ushtarit, bënë roje në zonat kufitare me Kosovën, pikërisht në zonat shqiptare të Luginës së Preshevës. Nëse këta kriminelë gjatë luftës në Kosovë janë dekoruar e graduar për heroizëm e trimëri në vrasjen e shqiptarëve, nuk do të thotë se as sot nuk do të priveligjohen në mbrojtje të shtetit, tashmë me forma të tjera institucionale të veprimit. Heqja me dhunë e lapidarit, konfiskimi i librave shqip, përdhosja e flamurit, kidnapimi, arrestimi dhe maltretimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës, janë shembulli më i mirë i këtij realiteti të dhimbsur. Disponimi antishqiptar, i ushqyer gjatë proceseve luftarake nga këta kriminelë serbë, po reflektohet edhe nëpër institucionet shtetërore si në gjyqësi, polici, doganë etj, në të cilat ata janë të punësuar, e nuk e ndalin dorën e dhunës kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ky mllef antishqiptar i ka rrënjët shumë më të thella se sa kjo e luftës në Kosovë dhe pas saj. Baballarët e këtyre kriminelëve me siguri sa kanë qenë fëmijë u kanë rrëfyer për luftërat ballkanike dhe ato të kohës së Perandorisë Osmane. Të kujtojmë një rrëfim interesant për Çelekullën e Nishit. Dihet mirë se Çelekulla në Nish u ndërtua nga kokat e prera të dhjetëra mijëra njerëzve. Nëse serbi i çmendur ka dekoruar tavolinën e tij me kafkat e dy shqiptarëve, me të cilat ka kënaqur veten dhe ka dëfryer me dhjetëra bashkëmendimtarë, turqit kanë dekoruar një Kala me mijëra kafka, që kanë dëfryer e njëkohësisht kanë tmerruar mbarë njerëzimin. Të këqijat nuk kanë skaj kurrë. Mjerë ata që ndërtojnë karrierë e famë mbi fatkeqësinë e njerëzve të pafajshëm!copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/kafka.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ku janë Televizionet në Luginë pas 87 viteve të zbulimit të tij
Kur paguan në “oborrin” tënd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration