Kafeja mund të parandalojë shqetësimet kronike në mëlçi
Trupi dhe shëndeti

Kafeja mund të parandalojë shqetësimet kronike në mëlçi

26.Jun.2021 07:31
0

Sipas një zbulimi të fundit nga Universiteti i Southampton në Angli konsumimi i çdo lloj kafeje mund të parandalojë çrregullimet kronike të mëlçisë.

Studiuesit nga Universiteti i Southampton në Angli kanë bërë një studim për të parë nëse kafeja zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike të mëlçisë.

Në kuadër të studimit u analizuan të dhënat e 494 mijë e 585 pjesëmarrësve.

Theksohet se pjesëmarrësit ishin midis moshës 40 dhe 69 vjeç, 384 mijë e 818 prej tyre ishin konsumues të kafesë, kurse 109 mijë e 767 nuk e konsumonin kafenë.

Çrregullimet e mëlçisë të pjesëmarrësve në studim u ndoqën për 11 vjet.

Si rezultat i analizës u përcaktua se njerëzit që konsumojnë kafe janë 20 për qind më pak të rrezikuar që të shfaqin sëmundje kronike të mëlçisë dhe sëmundjeve që lidhen me dhjamosjen e mëlçisë në krahasim me ata që nuk konsumojnë kafe.

Pretendohet gjithashtu se rreziku i vdekjes për shkak të sëmundjeve të mëlçisë tek njerëzit që konsumojnë kafe është 49 për qind më i ulët sesa ata që nuk e konsumojnë kafenë.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/afeja-turke.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration