Kabineti i kryetarit: Ftesa zyrtare nga Kosova për Shaip Kamberin arriti me vonesë
Lugina

Kabineti i kryetarit: Ftesa zyrtare nga Kosova për Shaip Kamberin arriti me vonesë

07.Aug.2018 11:45
0
Kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit, ka njoftuar redaksinë e Titulli.com gjatë ditës së sotme se ftesa për pjesëmarrje në inaugurimin e punimeve të autoudhës Prishtinë-Gjilan-Konçul ka arritur me vonesë.

Sipas tyre njoftimi është dërguar përmes avionit dhe zyrës ndërlidhëse në Beograd dhe për atë arsye kryetari i komunës nuk ka qenë i njoftuar me kohë edhe nuk mori pjesë në këtë ceremoni.

Gjatë ditës së djeshme në Gjilan solemnisht kanë filluar punimet e autoudhës që lidhe Kosovën me komunën e Bujanocit në të cilën morë pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të tjerë.

Titulli.com publikoi lajmin se kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi nuk mori pjesë në inaugurimin e punimeve të autoudhës Prishtinë-Gjilan-Konçul.

Më poshtë shihet ftesa zyrtare e dërguar nga ministri Pal Lekaj për pjesëmarrjen e Shaip Kamberit në fillimin e punimeve të autoudhës./Titulli.com/

Skenarët e mundshëm të shkëmbimit, Veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës, Trepça nyja kryesore
Daçiq: Presheva dhe Bujanoci nuk janë "˜Kosovë Lindore"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration