Këshilli  Kombëtar Shqiptar: Kemi punuar me Shqipërinë për marrëveshjen e teksteve në Nish mes Rama-Vuçiq
Lokale

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Kemi punuar me Shqipërinë për marrëveshjen e teksteve në Nish mes Rama-Vuçiq

14.Oct.2016 16:08
0
"Në saje të kompetencave të Këshillit Kombëtar Shqiptar, kohëve të fundit iu është drejtuar Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë me kërkesën për angazhimin konkret me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Serbisë, që për nevojat e nxënësve shqiptar në Luginë të Preshevës, të zgjidhin çështjen e teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme", thuhet në njoftimin e KKSH-së.

Sipas të njëjtës kumtesë ky veprim është ndërmarrë me vendimet e këshillit, si dhe duke qenë në koordinim të plotë me Ambasadën e Shqipërisë dhe zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

“Në kuadër të kësaj, gjatë takimit konkret të zhvilluar me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit në Tiranë, kryetari Jonuz Musliu kishte dorëzuar dokumentacionin adekuat lidhur me nevojat për tekste mësimore, duke përfshirë lëndët konkrete dhe sasinë e nevojshme”, citohet në kumtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar  konsideron që arritja e marrëveshjes në parim ndërmjet kryeministrit Rama-Vuçiç në Nish, për sjelljen e teksteve mësimore nga Tirana me standarde angleze, është hap i mirëpritur, dhe në këtë drejtim angazhimi i këshillit, në kuadër të kompetencave të parashikuara, vazhdon të mbetet vendimtar sikur edhe konstruktiv./Titulli.com/

Seriali "O Sa Mirë" me tre aktorët e rinj, një vjen nga Presheva (foto)
Rama flet hapur për marrëvëshjet me Vuçiqin për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration