Jahjagës e Ramës u kërkohet të flasin për Luginën në Beograd
Lokale

Jahjagës e Ramës u kërkohet të flasin për Luginën në Beograd

10.Oct.2014 08:32
0
Presidentja e Kosovës ende nuk ka vendosur, ndërsa kryeministri i Shqipërisë pritet të qëndrojë në Beograd më 22 tetor, shkruan sot Koha Ditore.

Liderët politikë të Luginës së Preshevës kanë kërkuar që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëse e vizitojnë Beogradin, ta ngrenë si temë diskutimi me autoritetet e Serbisë çështjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.

Sipas tyre, një gjë e tillë do të duhej që t’i vihej si kusht Serbisë për një fqinjësi të mirë.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë të enjten se këto dy vizita nuk do të duhej të shërbenin vetëm për të bërë fotografi.

Kryetari i Preshevës ka kërkuar që Jahjaga dhe Rama të vizitojnë edhe Luginën./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rama-jahjaga.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Gjuha shqipe (nuk) zbatohet në Luginë!
Presheva pa energji elektrike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration