Integrimet evropiane, temë e diskutimit në Preshevë (foto)
Në kuadër të një turneu diplomatik të takimeve në Luginë të Preshevës, gjatë ditës së Hënë (20 prill ) zëvendësministri për Integrim Evropian të Kosovës, Ramadan Ilazi së bashku me shefin e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Valdet SADIKU morën pjesë në një tryezë diskutimi me Shoqërinë Civile dhe të rinjtë të Preshevës dhe Bujanocit.Takimi u organizua dhe u aranzhua nga Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë CADD (Center for Advocation and Democratic Development) me seli në Preshevë të drejtuar nga Gani RASHITI dhe Shkodran ISMAILI.
Tryezën e Diskutimit e udhëhoqi Shkodran ISMAILI ndërsa të pranishëm ishin përfaqësues të Këshillit të të Drejtave të Njeriut (Valon ARIFI dhe Enkël REXHEPI), anëtari i Këshillit Nacional dhe Zyrës së të Rinjëve në kuadër të Komunës së Preshevë ( Agon AJETI dhe Driton REXHEPI), të Qendrës për Arsim (Shkelzen LIMANI); kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Bilall MALIQI; Iniciativa Qyetetare nga Bujanci Fismir Jahiu; Qendra per Ndërrime pozitive (Besim SHABANI); student dhe maturantë të Shkollave të mesme.
Temat qendrore të diskutimit ishin çështje e euro-integrimeve të Kosovës, lehtësimi i dialogut Kosovë- Serbi, avancimi dhe njohja e çështjes së diplomave, çështja e përkrahjes dhe avancimit të pozitës juridike-politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), projektet konkrete që Qeveria e Kosovës mund të bëjë për shqiptarët këtu ku me këtë rast zv/Ministri Ramadan ILAZI inkurajoi CADD – Qendrën për Avokim që në kuadër të këtyre projekteve të drafton një projekt të mirëfilltë për Studimet Postdiplomike të të rinjve tanë, që Qeveria e Kosovës ka mundësi financimi me bursa të plota për studimet evropiane në vendet e Bashkimit Evropian dhe të konkretizohen si ide në kuadër të politikave të përbashkëta me institucionet tona përfaqësuese në Luginë të Preshevës.
Në diskutim e sipër nga përfaqësuesit e OJQ- ve të cilat veprojn në Luginë të Preshevës pati shumë pyetje drejtuar zv, Ministrit të Euro-integrimeve zr. Ramadan ILAZI dhe “Ambasadorit” zr. Valdet SADIKU të cilët ishin shumë konstruktiv dhe të qartë në shpjegimet e tyre. Ata madje nuk ngurruan që të japin përkrahjen e tyre të parezervë për të rinjtë e kësaj pjese e sidomos në çështje të arsimit.
Me këtë rast CADD - Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë i falënderon dhe ju është shumë mirënjohës njerëzisht zv./Ministrit ILAZI dhe “ambasadorit” SADIKU për këtë përkrahje dhe ngrohtësi vëllazërore që na ofruan, gjë që ne e çmojmë shumë!
CADD
Gani RASHITI
Shkodran ISMAILI