Homazhe në Prekaz – Qytetarë e përfaqësues politikë nderojnë heroizmin e Jasharëve
Rajoni dhe Politika

Homazhe në Prekaz – Qytetarë e përfaqësues politikë nderojnë heroizmin e Jasharëve

06.Mar.2024 22:18
0

Në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë bërë homazhe pranë varreve të familjes Jashari. Përveç qytetarëve të shumtë nga e gjithë Kosova, homazhe u bënë edhe nga përfaqësues institucionalë dhe të partive politike.

Të gjata janë radhët e njerëzve që nderuan tri ditët e qëndresës që 26 vjet më parë bënë Jasharët e Prekazit, në përballje me forcat e Serbisë. 

Pranë varreve, në kompleksin “Adem Jashari”, në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, u bënë homazhe e u vendosën kurora lulesh.

Rendin e gjatë të atyre që u përkulën para veprës së komandantit Adem Jashari e bënë edhe shumë nxënës.

 
Ata që u prinë treguan se çka duan t’u mësojnë fëmijëve me vizitën në Prekaz. 

“Arsyet për çdo shqiptar janë të mëdha për të ardhur në këtë vend, sidomos për fëmijët që të vinë të shohin ta shohin vendin ku lindi liria, vendi ku lindi shteti, dhe ku e kanë ardhmërinë këta fëmijë, brezi ynë i ardhshëm”, ka thënë Mefail Krasniqi, pedagog në Shkollën “Ilmi Hoti” në Malishevë. 

Edhe shumë veteranë të UÇK-së bënë homazhe në Prekaz. Ata thanë se rezistenca e dëshmuar këtu e 26 vjet më parë u shërbeu shqiptarëve për mobilizim.

 

“Ne jemi të frymëzuar prej kohës së luftës, pasi që jam edhe veteran i luftës së UÇK-së. Lufta e Prekazit ka qenë motiv për të na motivuar si të rinj që të luftojmë për liri”, ka thënë Jeton Kuqi nga Kaçaniku.

‘Sikur myslimanët që janë shumë merak në Qabe, me shku në Mekë, unë këtu e kam Mekën time”, ka thënë Ramiz Dakaj nga Prizreni.

Në Prekaz gjatë ditës homazhe bënë edhe përfaqësues institucionalë e politikë.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti theksuan se flijimi i Jasharëve është frymëzues dhe shembull më i mirë se si luftohet për liri e për shtet.

“Epopeja e UÇK është Epope e krenarisë së popullit tonë, është Epope që ka rikthyer dinjitetin e shtetit tonë e mbi të gjitha është Epope që simbolizon lirinë që e gëzojmë ne sot. Prandaj familja Jashari do të mbesin për jete udhërrëfyes për brezat e tanishëm, por edhe për brezat që do të vinë pas nesh”, ka deklaruar Osmani.

“Për sa të ketë komb shqiptar, kombi ynë për sa të ekzistojë gjithmonë do të jetë një vend ku përkulemi por vazhdimisht gjejmë frymëzim dhe patriotizëm se si të mbrohet vendi dhe si të ushqehet liria”, ka thënë Konjufca.

"Vetëflijimi, vetë sakrifica, vetëmohimi i Jasharëve është Epopeja e UÇK-së në themelet e çlirimit të vendit tonë që paraqet edhe dhimbja e krenari por edhe besë dhe shpresë për shtetin tonë. Me përkulje respekti, ndjenjë admirimi gjithnjë dhe gjithmonë u jemi falënderues dhe mirënjohës Jasharëve”, është shprehur Kurti.

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shënohet secilin vit më 5, 6 dhe 7 mars, që përkojnë me rezistencën që në këto data të 1998-s bënë komandanti Adem Jashari dhe gjithë familja e tij. Në këtë betejë ranë 59 persona në Prekaz, në mesin e tyre 55 anëtarë të familjes Jashari./kohanet/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/popeja-jashar.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bërnabiq nuk do të jetë kryeministre e Serbisë, Vuçiqi ia beson një tjetër post të lartë shtetëror
Si lindi Dita e Mësuesit "7 marsi": Historia e Mësonjëtores së parë Shqipe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration