Historia e pazakontë e Elen Sadler që fjeti për 9 vite me radhë
Trupi dhe shëndeti

Historia e pazakontë e Elen Sadler që fjeti për 9 vite me radhë

01.Dec.2021 22:23
0

Shekulli XIX-të ishte një epokë magjepsëse, pasi përkonte me fillimin e revolucionit industrial, modernizimit të mjekësisë, dhe me një ndryshim social që do të ndikonte brezat e ardhshëm. Përveç gjithë këtyre ndryshimeve të rëndësishme, në atë kohë pati edhe shumë ngjarje të çuditshme, të cilat bënë bujë në gjithë botën

E tillë ishte historia e Elen Sadler, e cila shkoi një natë të flinte si gjithë të tjerët, dhe nuk uzgjua për 9 vjet. Bota u trondit, pasi askush nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte. Rasti i Sadler ishte i pari i mirënjohur me Trypanosomiasis ose Sëmundjen e Gjumit.

Elen Sadler lindi më 15 maj 1859 në një familje të madhe me 12 fëmijë, dhe ku ajo ishte e 10-ta. Familja e saj banonte në fshatin e vogël britanik, Tërvil, që ndodhet midis Oksfordit dhe Bakingamshajër në Angli. Nga këtu vjen shprehja “Vajza e fjetur e Tërvil”. Babai i sajUilliam Sadler ishte një fermer, që vdiq në moshë të re në një aksident.

 

E ëma, Ana Sandler u martua sërish me Tomas Fruoen, një punëtor fabrike që i trajtonte fëmijët e saj njëlloj si të vetët. Në vitin 1871, kur Elen ishte rreth 11 vjeç, ajo nuk shfaqteasnjë problem shëndetësor që nga lindja e saj. Më 29 mars, ajo shkoi të flinte bashkë mevëllezërit e motrat e saj si çdo natë tjetër.

The Sleeping Girl of Turville: The True Story of a Girl Who Fell Asleep for Nine Years.. | by Nell Rose | Medium

Ndryshimi i vetëm, ishte se ajo nuk u zgjua të nesërmen në mëngjes. Pavarësisht se i bërtisnin, e shtrëngonin apo e shtynin, ajo nuk zgjohej. Në fillim, të gjithë menduan se kishte vdekur, por ajo kishte ende puls, dhe trupi i saj ishte i ngrohtë.

Mjekët e zonës e analizuan situatën e saj, por askush nuk më parë nuk kishte parë diçka të tillë. Ata nuk ishin në gjendje të thoshin se çfarë e shkaktonte atë gjumë të thellë letargjik. Ekspertët nga i gjithë vendi shkuan për ta vizituar Elen, por asnjëri prej tyre nuk kishte parëapo dëgjuar diçka të ngjashme.

Ndërsa lajmi rreth Elen bëri bujë në mbarë vendin, shumë njerëz nisën të vinin në shtëpinë e saj për të dhuruar paraMadje disa prej tyre këmbëngulën që të përpiqeshin ta zgjonin. Të gjithë vinin me lloje të ndryshme alarmesh, shpikjesh dhe teknikash, por asnjëra prej tyre nuk funksionoi.

Përveç dhurimit të parave për studimin e shkaqeve të kësaj gjendje, kishte njerëz që do të paguanin një shumë të madhe parash për të marrë disa fije floku të Elen. Duke qenë se familja ishte e madhe dhe të ardhurat ishin të nevojshme, ata pranuan disa nga kërkesatduke grumbulluar shumë para.

Kjo gjë nxiti një hetim, pasi policia nisi të mendonte se familja ppërfitonte nga vajza e gjorë. Por familjarët këmbëngulën se njerëzit dhuronin para me vullnetin e tyre të lirë. Të gjithë u lejuan që ta shihnin Elen pa paguar asnjë tarifë. Të gjithë pyesnin veten se si vajza ishte ende gjallë pas disa muajsh, kur nuk kishte ngrënë apo pirë asgjë?

E ëma e ushqente me zor me supë, qumësht dhe ujë të përzier sheqer nëpërmjet një çajniku të vogël. Pas një viti, nofulla e vajzës u bllokua, dhe pikërisht atëherë e ëma filloi ta ushqente përmes një tubi të vogël. Mjerisht në vitin 1880, nëna e saj Ana vdiq nga një atak i papritur në zemër.

Bazuar në atë që deklaruan vetë mjekët, stresi i vazhdueshëm, i provokoi shumë ankth, dhe në fund infarktin e miokardit. Vetëm 5 muaj pas vdekjes së nënës së saj, Elen u zgjua pas 9 vitesh të gjata. Ajo ranë gjumë në moshën 11-vjeçare dhe u zgjua në moshën 21-vjeçare.

Ajo u zgjua natën e Vitit të Ri 1880. Të nesërmen (1 janar 1881) gazetat e kishin në titujt e parë. Kur u zgjua, Elen ishte e rrethuar nga vëllezërit e motrat e saj, të cilët i dhanë lajmin e hidhur se të dy prindërit kishin vdekur. Ajo tha se ndjeu sikur u zgjua në një ëndërr. Asaj iu desh shumë kohë për të kuptuar gjithçka që ndodhi, dhe për ta përpunuar atë informacion.

Kur u zgjua, ajo ishte ende teknikisht 11 vjeçe nga pikëpamja mendore, pasi nuk kishte mundësi të fitonte ndonjë edukim apo njohuri të përgjithshme përmes përvojës së jetës.

Ajo e mori veten ngadalë, edhe me ndihmën e hallës së saj Grace Blekoll.

Shumica e parave të mbledhura gjatë gjumit të saj ishin shpenzuar, dhe kjo do të thoshte se Elen duhej ta siguronte vetë jetesën pavarësisht gjithçkaje që ndodhi. Ajo nisi të bënte gjerdanë me rruaza. Disa vite më vonë  u martua me një fermer nga Ridingu dhe lindi fëmijë.

Mjerisht Elen vdiq në vitin 1901, pa asnjë shpjegim, dhe pa asnjë të dhënë sesi ndihej në vitet para vdekjes së saj. Kur Elen u rizgjua në vitin 1880, Dr.Gelino nisi të analizonte shkaqet që e zhytën Elen në atë gjumë të thellë dhe çfarë e zgjoi atë.

Atë vit, ishte hera e parë që mjekët kuptuan llojin e sëmundjes që shkaktoi këtë gjumë.

Termi që përdorin sot mjekët për ta përshkruar kë sëmundje është Narkolepsia. Kjo gjendje e rrallë e trurit, detyron një person të bjerë në gjumë papritmas për periudha të gjata kohore. Po ashtu ajo e çon atë në paralizë gjumi, gjë që do të thotë se ai nuk është në gjendje të zgjohet. Narkolepsia shkaktohet nga mungesa e oreksinës, e cila është një hipokretinë kimike e trurit që na ndihmon të zgjohemi nga gjumi, dhe të qëndrojmë zgjuar gjatë ditës.

Edhe pse narkolepsia nuk shkakton probleme shëndetësore afatgjata, ajo shkakton probleme të rënda mendore për ata që humbin një pjesë të madhe të jetës së tyre, duke fjetur për vite të tëra, ashtu si në rastin e Elen Sandler.

Mund të ndodhë gjithashtu që vdekja e hershme e Elen, të jetë shkaktuar nga depresioni për shkak të humbjes së kaq shumë viteve të rinisë së saj. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet saktësisht se çfarë i zgjon pacientët që vuajnë nga narkolepsia, dhe kjo sëmundje nuk ka ende një trajtim./ Marrë nga Botaal/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/len-sadler.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration