Vështrime
Heshtja përballë mjerimit social dhe politik
Ndërsa koha kalon, në Kosovë dita - ditës shikojmë një realitet tanimë të njohur prej kohësh, një botë ku sundon papunësia, varfëria,pabarazia sociale, mossundimi i ligjit, krimi i organizuar, parregullsitë e shumta njerëzore e jodemokratike, mentaliteti i bakshishit dhe parimit “ditë e re, nafakë e re”, praktikat e korrupsionit, nepotizmi, injoranca dhe mosarsimimi adekuat, blerja e posteve, haraçi, lakimia dhe shkelja e ligjeve sipas interesave të partive, mungesa e përgjegjësisë ndaj hapësirës publike, përfshirë edhe ndërtimet ilegale, financimi jotransparent i partive etj.
Shkruan: Hilmi Gashi
Derisa ekziston kjo politikë e cila luan në këtë kohë krize me parimet e fytyrës së shtetit, përgjigjja e vetme e shoqërisë vazhdon të ngelët heshtja. Heshtje kjoqë akoma më shumë e thellon mjerimin social dhepolitik, po ndrydh standardet e normalespër shenjtërinë e jetës njerëzore në të gjitha kushtet dhe fazat e saj, jeta e të cilëve është bërë tejet dramatike.
Qeveria në vend që të merret me politikat sociale-ekonomike, të hapë vende punepër të rinjtë, ia ka deleguar vetes të bërit politikë një çik me stil ndryshe: merret me biznes, shtypin milionat e eurove në xhepat e tyre, pasurojnë veten dhe familjet e tyre,shfryjnë epshet me “viagra” e “bluepills”, që u irritojnë hormonetsepse edhe bota iu duket me këmbë përpjetëetj.Ndërsa njerëzit qeshin me vete, në shtëpitë e tyre, në dhomat e tyre, me shoqi shoqin, brenda, gjithnjë brenda, sepse jashtë e kanë vështirë të qeshin, e kanë vështirë të protestojnë, e kanë vështirë të kuptojnë se në fjalorin e gjuhës shqipe është edhe fjala "kundërshtoj".
Mbase varfëria është forma më e keqe e dhunës, do të thoshte njeriu i madh i popullit, MahatmaGandhi. Dëshirat pozitive është njerëzore t’i realizojmë, por dëshira për të ngrënë nuk guxon të plotësohet duke vrarë njeriun që në dorë mban copën e bukës. Dhe më ekeqe se kjo varfëri, është mallkimi që u takon atyre të cilët duke i ikur skamës, shkelin burrërinë evet dhe pranojnë që fëmijëtt'iushqejnë me fatkeqësinëe të tjerëve.
Pra, kjo është Kosova e pesëmbëdhjetë vitesh të pasluftës, ku shpresa qëmotimori tatëpjetëzën, vendi ku zakonisht dominon politika deklarative dhe vetëm e paralajmërimeve të sukseseve ndërsa vazhdon të mbetet vendi më i varfër në Evropë, ku qytetarët për të siguruar ekzistencën gjejnë rrugë të llojllojshme. Duke paralajmëruar suksese në fakt vetëm tentohet - edhe këtu - të largohet vëmendja nga rastet e shpeshta të korrupsionit, keqpërdorimeve të mëdha me pasurinë publike dhe arkën e shtetit.
Dalja nga kjo gropë e mjerimit do të vështirësohet sa më shumë që zgjasin deformimet,të cilat rrjedhin nga ky mentalitet arkaik i politikës që prostituon në kohë krize.Djersa e popullit, aq lehtë harxhohet, bastardohet, shantazhohet, me aq lehtësi dhe papërgjegjësi. Dhe fare nuk e çajnë kokën për asgjë, e qytetarëte Kosovës ditën e kalojnëme më pak se 1 euro, shumë prej të cilëve nuk kanë as bukë për të ngrënë.
Ky është realiteti ynë i sotëm, e nesër a thua - si do të jetë? Heshtja nuk duket shpetimi. Në thelb, heshtja duhet thyere udhëhequr ngatë rinjtë e këtij vendi. I duhen këtij populli njerëz ekuadro të cilët dinë të vendosen nën lëkurën e të tjerëve dhe të i shikojnë gjerat me sytë e tyre.Nuk duhet pajtuar me të keqen.Assesi! Nuk duhet përfunduar të rinjtë edhe më tutje në inerci ndaj pushteteve politike dhe ekonomike të përqendruara në një dorë kleptokratësh e pasanikësh oligarkë. S’duhet dominuar mentaliteti kinse kjo vjen nga kultura e viktimizimit pas shumë shekujsh robëri dhe diskriminime. Është nevojëe kohës, domosdoshmëri e një realitetitpër të çarë murin e lartë dhe të fortë të politikanëve injorantë që po e marrin në qafë këtë vend dhe popullin e saj.
Njeriu, individi, nuk është i lirë në Kosovë: ligji nuk është njësoj për të gjithë, të drejtat themelore të njeriut shkelen me këmbë ditën me diell, nuk respektohet Kushtetuta as nga gjyqësori, as nga ekzekutivi e as nga vetë ligjvënësit. Njerëzit kanëhumbur besimin, madje edhe tek vetja. Pa pasur njëfarë ideali, njëfarë shprese, njëfarë inkurajimi qoftë edhe të verbër që e drejta e tij si pjesëtar shteti e komb-formuesi do të kishte një mundësi për t`u njëmendësuar.
Ta thyesh frikën dhe heshtjen, të protestosh, të bësh revolucion, nuk do të thotë paparashikueshmëri, pasiguri, por ide e qartë për të ndryshuar gjendjen, për të themeluar një sistem të ri në favor të të gjithëve e jo të disave. I paparashikueshëm dhe i pasigurt është pushteti i cili mbahet nga krimi e maskohet me demokraci - siç është ky i sotmi dhe siç ishin edhe të tjerët para tij.WinstonChurchill, thotë: “politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë ju vriteni vetëm njëherë”. Barazia është liri për secilin. Liria është mirëqenie. Mirëqenia është interes i secilit. Lëvizni pra!
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!