Haziri: Jam për rishikimin e kufijve me Serbinë, LDK ruan parimin e kufijve të vitit 1974
Lugina

Haziri: Jam për rishikimin e kufijve me Serbinë, LDK ruan parimin e kufijve të vitit 1974

07.Aug.2018 11:45
0
Lufti Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i Gjilanit, ka folur për pozicionin e LDK-së në raport me bisedimet me Serbinë.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK-ja nuk lidhet me emra të veçantë sa i përket procesit të dialogut. 

“Rezoluta e Kuvendit që është në fuqi, e njeh Kryeministrin si të autorizuarin e Kuvendit të Kosovës për negociata”, deklaruar Haziri, duke shtuar se Kuvendi po menaxhohet në mënyrë shumë të keqe.

Duke folur për qëndrimin e tij dhe të LDK-së për rolin e Hashim Thaçit në negociatat me Serbinë, Haziri ka thënë se është i autorizuar nga LDK-ja.

“Unë kam përfaqësuar politikat e LDK-së në tavolinë, dhe rolin e LDK-së si partia më e madhe opozitare. Asnjëherë nuk është biseduar për emra. LDK-ja qëndron në ruajtjen e institucioneve të shtetit”, tha ai përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se nuk janë përmendur emra, por si parti kanë mbështet formatin e bisedimeve edhe kur Hashim Thaçi ishte kryeministër.

“LDK-ja ka mbështetur formatin e bisedimeve të qeverisë kur Hashim Thaçi ka qenë kryeministër, e ne kemi qenë në opozitë, ai është i njëjti emër”, duke shtuar se fushata ndaj tij, ka të bëj me zgjedhjet e brendshme në LDK.

“Natyrisht, jam nënkryetar i LDK-së, dhe nuk flasë në emër tim personal”. 

Haziri ka thënë se qëndrim personal ka vetëm në raport me Kosovën Lindore.

“Unë si Lutfi Haziri, jam për rishikimin e kufijve me Serbinë, ndërsa LDK-ja ruan parimin e kufijve të vitit 1974”, ka thënë më tej Lutfi Haziri./Telegrafi/

Drecun: Shqiptarët po kërkojnë përsëritje të dhunës
Bujanoci me numrin më të madh të lindjeve se të vdekurve në jug të Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration