Halimi e Kamberi bashkë me opozitën kërkojnë shkarkimin e kryetarit Nikolliq
Lokale

Halimi e Kamberi bashkë me opozitën kërkojnë shkarkimin e kryetarit Nikolliq

26.Feb.2015 19:47
0

Deputetët Shqiptarë në Parlamentin qendrorë në kuadër të grupit parlamentarë SDA – PVD pas paraqitjes së Propozim Rezolutës për zgjidhjen e statusit të pakicave nacionale në Republikën e Serbisë iu bashkangjitën grupeve tjera parlamentare opozitare për inicimin e procedurave për shkarkimin e kryetarit të Republikës së Serbisë Tomisllav Nikolliq.

Kjo iniciativë është ndërmarrë për shkak të deklaratave të tij publike me të cilat ishte ushtruar presion mbi prokurorinë speciale e cila kishte paralajmëruar aktakuzën për procesuimin e krimeve të luftës të kryera në Kosovë nga njësi të caktuara të ushtrisë serbe të paraqitura në raportin e Fondit Humanitar nga Beogradi.

Në arsyetimin e kësaj rezolute deputetët nga Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës i shtuan edhe momentet specifike për krimet e kryera në këto rajone ndaj Boshnjakëve dhe Shqiptarëve të cilat ende nuk janë zbardhur dhe kriminelët ende nuk kanë marrë denimet përkatëse.

Në kumtesën e Partisë për Veprim Demokratik që e transmeton portali Titulli.com, gjithashtu theksohet se deputetët Sulejman Uglanin, anëtarë dhe Shaip Kamberi, zëvendës anëtarë të Këshillit për të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut, në bazë të vendimit të grupit parlamentarë SDA - PVD janë tërhequr nga ky Këshill për shkak të pakënaqësisë nga rezultatet e dobëta të deritanishme dhe për shkak të mungesës së gatishmërisë për përpilimin e strategjisë me të cilën do të rregullohej statusi adekuat i pakicave nacionale.

“Në kuadër të diskutimit lidhur me miratimin e marrëveshjes për hapjen e kalimeve të reja kufitare me Rumaninë, deputeti Halimi përkujtoi ministrin e punëve të brendshme Stefanoviq me obligimin që e ka qeveria serbe për hapjen e kalimeve kufitare me Maqedoninë në bazë të vendimit të qeverisë federative të vitit 2005. Posaçërisht me këtë rast u elaborua domosdoshmëria që sa më shpejtë të hapet kalimi kufitarë në relacionin Miratoc – Llojan që do të përmirësonte dukshëm qarkullimin e lirë të qytetarëve në Luginë të Preshevës”, thuhet në kumtesë. /Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/nikolliq-kamberi-halimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
43 mijë paga mujore nga Beogradi për serbët në Kosovë, Lugina asnjë cent nga Shqipëria e Kosova!
Paralajmërohet Arifi, konkursi me këtë përbërje të Komisionit do të anulohet!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration