Grupi parlamentar i “rahmetlive”
Vështrime

Grupi parlamentar i “rahmetlive”

23.Sep.2013 22:26
0
Pa u shtyrë me bërryla në radhë të gjata, të qetë dhe pa i vërejtur askush, do t’i hedhin “kokrrat” edhe në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Shkruan: Lavdim Hamidi Lavdim Hamidi Nuk ka ndodhur asnjëherë që të manipulojnë me vota, apo të akuzohen për vjedhje industriale të tyre, të shtyhen për parti të ndryshme politike, apo për të preferuarit e tyre politikë t’i drejtojnë edhe armët. Sa për rregullsinë e zgjedhjeve, u japin leksion të gjallëve. Prandaj, duke i marrë parasysh gjithë këto fakte të pamohueshme që 14 vjet pas përfundimit të luftës në vend, ku u organizuan shumë zgjedhje në nivel lokal dhe qendror, institucionet kompetente për organizimin e këtij procesi kanë vendosur që edhe këtë vit t’ua japin “mundësinë” dhjetëra mijëra të vdekurve të votojnë në zgjedhjet lokale. Vlerësohet se janë rreth 40 mijë të vdekur në listat e votuesve për zgjedhjet e vitit 2013, të cilët nuk kanë mundur për vite të tëra t’i ndajë nga të gjallët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Këta të fundit jo që nuk kanë mundur t’i pastrojnë listat e votuesve, mirëpo kështu u konvenon, sepse në emër të tyre do të votojnë të gjallët, nga të cilët do të zgjidhen shumë këshilltarë komunalë, apo edhe shumë deputetë në Parlamentin e Kosovës, në institucionin më të lartë legjislativ të vendit. Pastaj, këta të fundit me vota të vjedhura për katër vjetët e ardhshme do të vendosin për fatin e shtetit dhe qytetarëve, do ta luftojnë korrupsionin, do ta integrojnë Kosovën në BE etj. Nga mospastrimi i emrave të personave të vdekur në listën votuese në vazhdimësi është krijuar hapësirë për manipulime në zgjedhje, duke u ndryshuar kështu rezultati në favor të partive të caktuara politike, të cilat kanë pasur kapacitet që t’i “bindin të vdekurit” të votojnë për kandidatët e tyre. Po të ishin pastruar listat e votuesve nga emrat e personave të vdekur, do të ishte një situatë shumë e favorshme për rregullsinë e procesit zgjedhor, për zgjedhjet e ardhshme nacionale që do mbahen në vitin 2014, nga të cilat do të dalë Parlamenti dhe Qeveria e re e Kosovës. Megjithatë, problemi me zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare nuk është se figurojnë në listat e votuesve vetëm shqiptarët që kanë vdekur, mirëpo një numër i madh i “votuesve potencialë“ pritet të vijë edhe nga Serbia, pasi që askush nuk është marrë seriozisht me pastrimin e listave të votuesve në shtetin fqinj. Nga Serbia madje mund të vijnë edhe më shumë vota nga personat e vdekur, pasi që kontrolli i mbushjes së kutive të votimeve nga monitoruesit ndërkombëtarë e vendorë do të jetë minimal. Dhe në emër të vdekurve, të gjallët do të mund të votojnë më shumë se një herë dhe kështu kutitë do të mbushen plot me vota dhe këto të fundit më pas do të konvertohen në mandate në kuvendet lokale e qendrore. Pa i përfshirë këtu edhe serbët e vdekur që gjenden në listat e votuesve për votime në Serbi, të cilët ende nuk dihet afërsisht se sa janë, vetëm në Kosovë me manipulimin e 40 mijë votave të personave të vdekur në listat e votuesve, do të mund të krijohet një grup parlamentar në legjislativin e ardhshëm të vendit, të cilët madje do të mund të identifikohen me emrin grupi parlamentar i “rahmetlive”. Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com   copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/kuvendi-kosoves1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Traktati i Paqes Kosovë-Serbi, pa Luginën e Preshevës?
Fjalimi historik me gëzof histerie
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration