"Grupi i Dobrosinit" shpallet i pafajshëm
Lugina

"Grupi i Dobrosinit" shpallet i pafajshëm

07.Aug.2018 11:45
0
Të gjithë pjesëtarët e "Grupit të Dobrosinit" që akuzoheshin për kryerje të akteve terroriste në Dobrosin të Bujanocit, janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore e Gjilanit, njofton Klan Kosova.

Pjesëtarët e këtij grupi janë Valon Jashari, Skender Jashari, Gazmend Lakna, Qëndrim Rexhaj, Gazmend Xhemshiti, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Abdullah Zogaj, Enver Musolli.

Valon Jashari dhe Skender Jashari ngarkoheshin me akuzat “Kryerja e veprave terroriste”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Gazmend Lakna, Qëndrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani dhe Abdullah Zogaj akuzoheshin për veprat “Kryerja e veprave terroriste” dhe “Pjesëmarrja në një grup terrorist”.

Në ndërkohë që Gazmend Xhemshiti dhe Enver Musolli ngarkoheshin me tri vepra penale “Kryerja e veprave terroriste”, “Pjesëmarrja në një grup terrorist” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Këta të akuzuar në vitin 2013 ishin dënuar nga e njëjta gjykatë prej 60 vjetësh burgim, por që në vitin 2016, Gjykata Supreme e kishte kthyer rastin ne rigjykim.

Shpallet lista e personave me pengesa në zhvillim që financohen nga komuna e Bujanocit
Ambasadori i SHBA-së Scot takon kryetarin Shaip Kamberi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration