Grenell e tregon arsyejen pse marrëveshja e Uashingtonit ishte ekonomike
Richard Grenell, ish-emisar i Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se ish-presidenti amerikan që arsyeja pse marrëveshja e Uashingtonit ishte ekonomike ishte që Kosova dhe Serbia mos të luftonin politikisht gjatë gjithë kohës.
Grenell po ashtu ka thënë se qëllimi ka qenë që të rritet ekonomike dhe të ketë më shumë vende pune në Kosovë dhe Serbi.
“Kur unë u mora me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë ne patëm katër marrëveshje ekonomike. E fundit ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ishte prej presidentit Donald Trump që thoshte të përqendrohemi tek ekonomia dhe të mos luftojmë politikisht gjatë gjithë kohës. Ai beson se mund të rrisni ekonominë, që të ju jepni të rinjve punë, që të përmirësoni jetën tuaj”, ka thënë Grenell në TV Syri.
Marrëveshja e Uashingtoni ishte nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rump-hoti-vucic.jpg): failed to open stream: No such file or directory