Greku që jeton dhe bënë biznes në Preshevë
Kostadinos Atansjas i cili ka lindur në Greqi, mirëpo përshkak punës së përkohëshme është vendosur në Preshevë, ku dhe zhvillon biznesin e hapjes së pusave. E ka marrë me qira një shtëpi dhe është shumë i kënaqur që në mesin e miqëve ka serb dhe shqiptar.„Shpeshë ndëgjoj për mosmarrveshjet në mes serbëve dhe shqiptarëve, mirëpo shikoni se si unë shoqërohem në kafene me të dy palët. Jetoj në Preshevë dhe jam i rrethuar nga njerëzit e mirë, ka punë dhe kjo më është e mjaftueshme“, fillon bisedën greku i cili merret me hapjen e puseve për ujitje, shkruan gazeta Novosti.
Punon në tërë Serbinë, mirëpo “baza” e tij është Presheva. Në mes të punësuarve ka edhe grek dhe njërëz nga ky vend, ndërsa për hapjen e një pusi merrë prej 50 deri 250 euro.
“Për njerëzit e vyshëm ka punë, të njejtën brengë e kanë të gjithë në Ballkan, se si t’a ushqejnë familjen, ndërsa politika çështje e veçantë. E dua këtë popull në Serbi, sjelljen e tyre spontane dhe mikëpritëse, pa marrë parasysh sa vështirë jetojnë. Serbia më është vendi im i dytë”, tha Kostadinos.
Me profesion është psikolog, ndërsa tash biznismen, Atanasja për herë të parë në Serbi ka ardhur në vitin 1983, kur si i ri ishte marrë me muzikë. /Titulli.com/