Graçanica e skenarëve Serbë për Ramushin dhe Lapidari në Preshevë!
“Derisa tre here i ” madhi Thot-i” krijuesi i shkencës së lashtë flistë 12.000 vjet më parë shqip, pse sot Ramushi pas kaq shumë kohësh duhet të flas flakë serbisht?”
Shkruan: Ylber Aliu Skenarët serbë dhe hakmarrja e tyre si kundërpërgjigje për lirimin e z. Haradinaj vunë në lëvizje mekanizmat për njollosje, hakmarrje, rrënim dhe kundërpërgjigjen impulsive të shqiptarëve në hapësirën shqiptare me thyerjen e varrezave serbe për ta vërë në lidhëshmëri, njollosjen kolektive të shqiptarëve dhe vlerat e tyre civilizuese, përpara botës demokratike, vlera këto që janë në ndërtim e sipër në shtetin e Kosovës. Dëmi për reparacionin e këtyre varrezave në vlerë prej 97 mijë eurosh edhe një dam më tepër material për buxhetin e Kosovës. Kush do të bartë koston e dëmit për Lapidarin dhe lëndimin e ndjenjave të familjarëve të atyre që i kishin të skalitur emrat në këtë pllakë përkujtimore? Kisha në mendje një mendim të Viktor Hygos “Po e vrasin një popull. Ku? Në Europë! Ka kush ta dëshmoj këte? Dëshmitari është një, i vetëm, e tërë bota!?”. I kujtova vitet e 90-ta në takimin për bashkpunim ndërpartiak me kroatët në Suboticë, me Toma Bellën nga Vojvodina dhe hungarezët e Jozef Kasës, tani pas grilave në burgun e Beogradit personi i quajtur Iskenderoviq-sekretar partie i Partisë kroate vojvodinase përndryshe me pretendime se është pasardhës i drejtpërdrejt dhe e mban këte emër nga se i takon familjes së Skenderbeut , ambasadorit të atëhershëm Gjerman e Francez në Beograd, në pyetjen: e kuptimit të drejtë të politikës serbe u ishte përgjigjur se nëse e kanë mësuar-“Lojën e qibritave /shkrepsave” e kanë më lehtë ta kuptojnë edhe politikën zyrtare serbe:- “Aty e sheh, aty se sheh!?” Më erdhi në mendje kjo ”Lojë e qibritave- shkrepsave”duke e përcjellur me vemendje aksionin për ta njollosur e pastaj për ta hjekur Lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë. Do ketë marrëveshtje, s’do ketë marrëveshtje. Lapidari do lëviz, Lapidari s’do lëviz as për një metër. Skenari për njollosjen e Ramush Haradinajt pas fitores në arenën luftarake të viteve të 90-ta ,tani fitoren në Tempullin e Drejtësisë –Gjykatën e Hagës viteve të 2000-2012 ku e kishte mbrojtur dinjitetin, identitetin, pastërtin e shpirtit shqiptar nga Huri i përgatitur serbë për akuzë shkeljesh të zakoneve morale luftarake si dhe shkelje të rregullave të luftës dhe mospastërtin e fisnikrisë së tij individuale. Kjo lidhe u bë e qartë kur përfunduan ngjarjet në terrenin e kuzhinave sërbe, nga “Foleja e hanxave” ashtu sic e quanin perëndimorët gjatë shekullit IXX-të. Aq më parë kur Ramushi përfundoi në Grçanicë e Lapidari në Nish. Mbahet sekrete vendndodhja e tij për shkaqe sigurie. Po me që vendlindja e Kryekomandantit të xhandarmerisë sërbe është në Nish dhe e Kryepolicit Daciq në rrethinën e Nishit me të drejt sypozoj se ai gjendet në Nish , këte e kishte cekur edhe një gazetë serbe ditën e grabitjes së Lapidarit. Njollosjet për Lapidarin! Nga zyrtarët serb, media dhe gjithë populli ato ditë por ehhe sot dëgjojm gjithfarë etiketimesh, njollosjesh e të bëmash në stilin: “ti themi sa s’na kanë thënë”: -Se paraqet element të Al Kaedës: -se në te janë të skalitur emrat e terroristëve dhe se lapidari mund të përdoret për “pllaka banjoje” nga se këtu në Jug të Sërbisë ato munguakan dukshëm edhe pse shqiptarët për 2000 vite përdorin banjot kur këta ishin arinjë karpatikë; -se përmbajtja e lapidarit ka elemente fundamentaliste duke e montuar minaretin në pllakë; -se mund të shpëtojë vetëm atëher kur të vendoset në njerën nga Xhamitë e Qytetit si objekt religjioz? Lapidari në Xhami apo minareja në lapidar? [caption id="attachment_56538" align="aligncenter" width="468"] Одраз џамије на споменику погинулим припадницима ОВБМП-а у центру Прешева (Фото: Бетa)[/caption] Njollosjet për Ramushin: -ka likuiduar më tepër se 300 njerëz, kidnapuar mbi 400, dhe se zyrtarët serbë kundër tij kanë paraqitur 108 fletëparaqitje penale për vepra penale terrorizëm, bashkim për veprimtari armiqësore dhe vrasje të personave civil?! -në rinin e tij gjatë vitit 1986 kishte patur “dashuriçkë” me Brankicën, serben më të bukur nga Prishtina dhe se pas të bërit madhor do konvertohej në fenë pravosllave-ortodokse për ta dëshmuar dashurin e tij, por se këte e kishte penguar migrimi i tij në Zvicër dhe inkuadrimi në Lëvizjen Popullore të Kosovës, gjatë vitit 1989. -gjatë vitit 2000 ka patur përleshje me një pjestar të forcave speciale ruse ,ushtar i KFOR-it Rus në Kosovë dhe se është mundur nga njeri prej tyre dhe ate, kjo përleshje është e filmuar dhe se fotot i janë dhënë një anëtari të SNP – NASI me emër Igor Marinkoviq për ta ngritur moralin serbë dhe për gatishmërin e tyre për ta ndihmuar vullnetarisht “Cështjen Serbe në Kosovë”, përndryshe kjo organizatë njihet si antishqiptare dhe ka pasë kërkesë për ndalimin e veprimtarisë së saj. Ramushi në Graçanicë!? Duke e kuptuar drejt mesazhin nga Filmi dokumentar- La Guerra Infinita, të autorit Rikard Iakona gazetar i RAI TRE nga Italia, kuptova drejtë tentativën e tij për të na njollosur si shqiptarë në qarqet dhe përmasat ndërkombëtare, familjen e z. Haradinaj dhe vetë atë duke u futur në bodrumin e Kullës së Haradinajve në Gllogjan për të gjetur shenja krimi dhe pas kësaj futjen në odën e burrave në shtëpin e tij në Prishtinë . Vizitat e tij disa oponentëve të z. Haradinaj, i kuptova se rrjeti dhe përpjekja për njollosje i tejkalon kufijtë ballkanik dhe se “shtabi” është i vendosur diku në Qendrat Europiane ku kultivohet antishqiptarizmi! E kuptova drejtë, duke mësuar për pasojat dhe çmimin e skenarëve nga arma më e ndyer e sërbëve–Gënjeshtra. Ja si e përshkruan këtë armë Ati shpirtëror serbë, Dobrica Qosiq: -Ne gënjejm për ta lajthitur vetëvehten, për ta ngushëlluar tjetrin, -gënjejmë nga vetmëshira, -gënjejm nga turpi, të inkurajojmë,ta mshefim mjerimin tone; -gënjejm nga sinqeriteti, -gënjejm shkaku i lirisë, -gënjeshtra është element i patriotizmit serbë dhe vërtetim i inteligjences sonë të lindur, -në Serbi çdo gënjeshtër në fund bëhet e vërtetë, -gënjejm krijueshëm, imagjinueshëm dhe ndërtueshëm! Lirimi nga Haga i ish komandantëve Kroat, e pastaj edhe i z. Haradinaj ishte një pikë uji në gotën mbushur të frustrimit dhe mllefit serbë për kapjen e drejtësis botërore së pari nga Kroatët e pastaj nga shqiptarët edhe pse serbët kishin investuar miliona euro në gënjeshtrën e tyre. Lirimi nga Haga i z.Haradinaj me datë 29.11.2012 nuk ishte lirim përfundimtar dhe i përmbarueshëm nga se varej nga paraqitja e ankesës nga ana e përfaqësuesit të aktakuzës dhe vetëm se me datë 9.01.2013 kur hoqën dorë nga ankesa kjo lëndë u mbyll dhe u bë përfundimtare. Këte e kishte konfirmuar edhe zëdhënsja e Hagës z. Magdalena Spalinska. Mosinteresimi i eurodeputetëve për gënjeshtrën serbe për trafikim organesh e sidomos qëndrimet nga seanca e fundit dhe zbehja gati e tërsishëme e kësaj gënjeshtre nga ana e Parlamentit Europian të Këshillit të Europës për Rezolutën e tregtisë me organet njerëzore si njollosje kolektive ndaj shqiptarëve vetëm se e përshkallzoi revoltën serbe ndaj tërë asaj çka paraqet shqiptare dhe si rezultat i këtyre veprimeve pasuan deklaratat verbale kërcënuese nga kreu shtetëror serbë ndaj shqiptarëve të Luginës dhe ate me datat 30.12.2012, .04.01.2013, 11.01.2013, 9.01.2013, 16.01.2013 dhe 20.01.2013 kur edhe Lapidari u grabitë nga Forcat Speciale serbe nga qendra e qytetit duke kryer grabitje të rëndë me përdorimin e armëve. Data 9. Janar. 2013 kur edhe u mbyll zyrtarisht dosja Haradinaj ,është edhe data e kërcnimit më serioz nga Kryepolici serbë për rrënimin e Lapidarit në Preshevë.Kjo nuk është koincidencë, kjo është nga skenari në skenarë! Kjo koinçidencë nuk mund të jetë e rastit nga se improvizimi serbë që z.Haradinajn ta identifikojn me elemente sllave sa më tepër: Brankica, pjestari i Forcave Speciale Ruse dhe Graçanica, nga njera anë, dhe identifikimi i Lapidarit sa më afër me “elemente islamiste të Al Kaedas-terrorizmit”, montimi i minares në Pllakën Përkujtimore dhe vërja e saj në Xhami, ishin elemente të një kuzhine nga se kjo kuzhinë kishte një qëllim: Vendi i planifikimit: Serbia Objekti i sulmit: Lapidari ,Ramushi,shqiptarët, Qëllimi-objektivi: Njollosja e vlerave komëtare shqiptare me “elemente të kinse terrorizmit islamik”, Relaksimi: opinioni serbë Objektivi psikologjik negativ- dëshprimi; Shqiptarët andej dhe këtej kufirit, Mjetet-metodat; Gënjeshtra dhe impulsi për vetëknaqësi për opinionin serbë. Efekti; Njollosje individuale dhe kolektive, hakmarrje për lirimin e z. Haradinaj në një formë jo civilizuese, shkatrrimi i vlerave të UÇPMB-së, kundër reagim me shkatërrim të varrezave të “rahmetlinjëve” serbë dhe njollosje e vlerave civilizuese shqiptare të cilat po i ndërtojm me mund në shtetin e ri të Kosovës, etj, etj..... Nëse nuk na lëshon kujdesi për urtinë amerikane se “me mikun afër, me armikun edhe më afër “ se e bëni ju afërsin atëhere është në rregull por kur këte e bëjnë të tjerët atëhere duhet patur kujdes të shtuar! Unë e dijë se z.Haradinaj e mbrojnë vyrtytet dhe sakrificat e tij për atdheun dhe kauzën shqiptare, por kisha një mesazh për atë: le ta rishikoj se nga kush e mori propozimin apo sygjerimin për ta vizituar Graçanicën mu në këtë kohë? Nëse marshuta e z. Ramushit përfundoi në Graçanicë e Lapidarit në Serbi, që të dy këto atake kanë përdhosjen e vlerave të larta njerëzore shqiptare, atëhere nuk mund e të mos e besoj se nuk ka një lidhje të forte, të skenuar të improvizuar e të përfunduar sipas skenarëve serbë. Prapë me date 20.01.2013 kishte një lidhje mes Lapidarit dhe Ramushit: Ishin tre komponenta që mungonin: E para; Guximi i Ramushit, E dyta; Sakrifica e Ramushit, E treat; Arma e Ramushit. Të parën Luginasit nuk e patën nga se Prijësi e krijon guximin e ky kishte heshtur tmerrësisht, të dytën e patëm nga se çdo pikë loti atë ditë ishte edhe shenjë e Luginasëve për sakrificë dhe e treta-atë që e kapëm në dorë pak vite më parë ia dorëzuam armikut pa e sosur punën. Nëse miku i shqiptarëve z.Ëesly Klark e kishte thënë se: “shqiptarët duhet të pushojnë të jenë figura shahu, dhe se duhet të fillojn të mendojnë të bëhen lojtar shahu” atëhere kjo porosi sot ka vend të pakontestueshëm në jetën tone dhe sjelljen e veprimin tonë ditor politik. Shtojcë: Dëshmi: [caption id="attachment_56539" align="aligncenter" width="585"] Përleshja e Haradinaj me pjestarin e F.Speciale Ruse, pjestar i KFOR-it Rus[/caption] [caption id="attachment_56540" align="aligncenter" width="585"] Përleshja e Haradinaj me pjestarin e F.Speciale Ruse, pjestar i KFOR-it Rus[/caption] ЕКСКЛУЗИВНО: Харадинај због љубави према Српкињи Бранки хтео да пређе у православље! Pjestari rus është i kamufluar për mos u dhënë identiteti. Këto janë imazhe të një gazette të përafërt me zyrtarët sërbë ./Nikoliq,Vuçiq/ (Autori është avokat i Komunës së Preshevës, qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale) copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/pllaka.jpg): failed to open stream: No such file or directory