Goditjet e rënda e të drejta që BE-ja ia dha Serbisë sot
Rajoni dhe Politika

Goditjet e rënda e të drejta që BE-ja ia dha Serbisë sot

20.Sep.2023 07:29
0

Bashkimi Evropian (BE) e ka sulmuar si asnjëherë më parë Serbinë në komunikatën e sotme që e publikoi. Çka thuhet aty për shtetin armiqësor ndaj Pavarësisë së Kosovës?

Kjo komunikatë u lëshua vetëm pesë ditë pas takimeve në Bruksel që nuk rezultuan me sukses.

Kryeministri Kurti e ka sulmuar Serbinë për destruktivitet por edhe emisarin special të BE-së Mirosllav Llajçak.

BE-ja në anën tjetër përmes kësaj komunikate ka varguar një nga një kritikat e saj ndaj Kosovës – gjë e pritshme marrë parasysh qëndrimet e mëhershme dhe masat ndëshkuese – por i ka bërë edhe dy sulme të ashpra ndaj Serbisë.

Bashkimi Evropian përmendi “sulmet e vazhdueshme të shkallë të vogël nga grupet kriminale...” Një lidhje e tillë mes këtyre grupeve kriminale dhe Serbisë është bërë deri tash vetëm nga Kosova. Për atë arsye, kjo goditje e BE-së ndaj Serbisë – ani pse jo aq direkte – do të kumbojë shumë në vazhdim.

Më tej, BE-ja përmend edhe “intimidimin e kadetëve të rinj serbë në Policinë e Kosovës dhe në popullësinë lokale”. BE-ja shkruan se këto janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.

Goditja tjetër e Serbisë ndaj BE-së është më direkte. Serbia akuzohet edhe për bllokimin e udhërrëfyesit të Energjisë, një marrëveshje e arritur në qershorin e vitit 2022 mes palëve.

Në këtë marrëveshje, kompania serbe Elektrosever vazhdimisht kishte shkelur afatet dhe kushtet e vëna në Udhërrëfyesin në fjalë përkundër që ishte licencuar nga Rregullatori ynë i Energjisë (ZRrE). Me aq sa dihet, kjo kompani serbe vazhdon të jetë e licencuar nga ZRrE-ja edhe më tej.

Edhe muaj më parë, kryeministri Albin Kurti kishte thënë që “Brukseli e kishte evidentuar që qasja destruktive e Serbisë është faktori e fajtori për moszbatimin e deritanishëm të udhërrëfyesit ashtu siç ishin paraparë oraret.” Fatkeqësisht, një reagim i tillë nuk kishte ardhur deri tash. Për atë arsye, ky reagim i BE-së mund të cilësohet si mjaft i rëndësishëm për Kosovën.

Çështja e Udhërrëfyesit të Energjisë së fundi ishte diskutuar në Bratisllavë më 10 korrik mes emisarit Llajçak dhe zv. kryeministrit Besnik Bislimi.

Më tej, shteti serb akuzohet për “përpjekje tjera” që nuk janë në përputhje me “Marrëveshjen e rrugës drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj”.

Pa dyshim, Kosova do të donte që BE-ja ta sulmonte edhe më shumë Serbinë. T’i vendoste edhe asaj masa ndëshkuese shkaku i mungesës së konstruktivitetit në dialog. Por, këto goditje duken hap në drejtimin e duhur.

Kryeministri Albin Kurti vazhdimisht e ka sulmuar Serbinë se përkundër pranimit në fakt nuk e ka pranuar Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e saj. Ai dje akuzoi edhe emisarin Llajçak se ishte përpjekur që ta maskonte refuzimin e Serbisë për këtë marrëveshje.

Megjithatë, Llajçak së fundi ka marrë mbështetje edhe nga ShBA-të për punën e tij që u cilësua si “e palodhshme”.

Çka do të ndodh në vijim? Bashkimi Evropian dhe ShBA-të do të kërkojnë mënyra se si të ulin palët sërish në tryezën e negociatave. Dhe, denoncimi – e shpresojmë edhe ndëshkimi – i Serbisë duket të jetë një formë që po e provojnë për ta realizuar misionin e tyre.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/orell-vucic.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Diaspora e Ballkanit Perëndimor në botë
Rregullat e rrepta të kompanisë kineze në Serbi nxisin polemika e kritika
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration