Gjermania: Nuk na duhen tensione në Ballkan
Rajoni dhe Politika

Gjermania: Nuk na duhen tensione në Ballkan

11.Jul.2023 08:11
0

Në prag të samitit të NATO-s, në Vilnius, qarqe qeveritare nga Gjermania sërish kanë theksuar rëndësinë e shtensionimit në Ballkan për situatën gjeopolitike në Evropë. Gjatë një takimi me gazetarë në Berlin, në prag të samitit të NATO-s, një zyrtar i lartë i kancelarisë gjermane i tha DW se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i kthehen tryezës së bisedimeve. “Fokusi ynë është që të dyja palët të zbatojnë atë që kanë premtuar, veçanërisht në Beograd, por edhe në Kosovë”, tha zyrtari duke pasur parasysh planin franko-gjerman dhe darkodimin për të në shkurt dhe mars të këtij viti. 

“Hapi tjetër është që të dyja palët të jenë të pranishme në bisedimet e udhëhequra nga BE-ja dhe më pas të negociojnë në mënyrë konstruktive për Asociacionin e Komunave të Kosovës së Veriut”.

Në fokus kryesor të samitit të NATO-s do te jetë mbështetja për Ukrainën. Por sigurisht që çështja e Kosovës dhe siguria në Ballkan do të jenë temë bisedimesh: “Unë besoj se ky samit është një mundësi e mirë për të gjithë për të kujtuar situatën gjeopolitike: Rusia e ka kthyer luftën përsëri në Evropë dhe për rrjedhojë NATO po rrit aftësinë e saj mbrojtëse. “Ajo që me të vërtetë nuk na duhet tani është, që në këtë situatë shumë të tensionuar gjeopolitike të kemi në Ballkan tensione të tilla që besojmë se janë të evitueshme”, tha zyrtari.

Në shkëmbim intensiv me kryeministrin e Shqipërisë

Paralajmërimin e mëparshëm bërë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, se nëse Kosova vijon të vetizolohet, duke mos përmbushur kërkesat e BE-së, mund të krijohet një “republikë e KFOR-it”, zyrtari tha “se këto vizione të kryeministrit të Shqipërisë janë shumë të largëta”.

Sanksione edhe ndaj Beogradit

Gjermania e rriti javën e kaluar presionin ndaj Kosovës duke anuluar përkohësisht tri projektet e para të bashkëpunimit me Kosovën, në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian për masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Siç ia konfirmuan DW-së Ambasada gjermane në Prishtinë dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Berlin, bëhet fjalë për tri projekte që ende nuk kanë nisur akoma.

“Janë konsultime dhe formate bashkëpunimi në fushat e bashkëpunimit të sigurisë dhe bashkëpunimit për zhvillimin”, tha Ministria gjermane, por shtoi se ndëshkimet nuk prekin “projektet me sektorin e shoqërisë civile, si dhe projektet që tashmë kemi filluar t’i zbatojmë”. Të gjitha projektet e prekura mund të rifillojnë në çdo kohë. Parakusht për këtë është zbatimi i masave të nevojshme për shtensionimin e situatës në komunat veriore”, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme në përgjigje të pyetjes së DW-së.

DW-ja e pyeti Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë edhe se a ka ndërmend Gjermania të marrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë, e cila po e refuzon nënshkrimin e Ujdisë së Ohrit.

Në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme gjermane thuhej gjithashtu se “ashtu si Kosova, ne presim që Serbia të kontribuojë në mënyrë aktive në shtensionimin e gjendjes”. “Serbia duhet të angazhohet qartazi për zbatimin e Ujdisë së Ohrit, për të cilën ra dakord në fillim të këtij viti dhe nuk duhet të vërë më në dyshim vlefshmërinë dhe natyrën obliguese të saj”.

“Duke pasur parasysh situatën e tensionuar – siç bëmë me Kosovën – ne po shqyrtojmë, pra, jo vetëm në kuadër të BE-së, por edhe në planin dypalësh, se çfarë masash mund të ndërmerren ndaj Serbisë, për shembull duke pezulluar projektet dhe formatet e bashkëpunimit”, thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Deklaratat e presidentit Vuçiq (6.7.) tregojnë se si Kosova ashtu edhe Serbia aktualisht po e pengojnë në të njëjtën masë shtensionimin e situatës, thuhej me tej në deklaratë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishte njoftuar javën e kaluar, 6.7.2023, se po shqyrton mundësinë që javën e ardhshme të nënshkruajë një vendim për ndalimin e eksportit të mëtejshëm të municionit nga Serbia, si dhe të çdo arme.

Ischinger: Jam kundër sanksioneve

Politika e sanksioneve ndaj Kosovës është kritikuar shumë nga ekspertë dhe njohës të Ballkanit. Ish-ambasadori gjerman dhe njohës i Ballkanit, Wolfgang Ischinger, në një takim të zhvilluar me gazetarë të huaj të akredituar në Berlin, u shpreh skeptik ndaj kësaj metode.

“Unë nuk jam për aksione të tilla ndëshkuese. Unë mendoj se Bashkimi Evropian duhet të bëjë kujdes që vendimet tona për sanksione, sikur është vepruar më parë edhe kundër Polonisë apo Hungarisë, të mos sjellin rezultate kundërproduktive”. Ischigner tha se këto mund të sjellin armiqësime të panevojshme për bashkëpunimin në BE. Ai tha se vetë është për shpërblime, në vend të dënimit. Prandaj edhe unë do t’i propozoja zotit Borrel ose Lajçak që të bëjnë një listë me shpërblime për ata që bashkëpunojnë, ata që nuk bashkëpunojnë nuk marrin asgjë”.

Ischinger tha gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në BE para Ukrainës.

“Nuk mund ta dëmtojmë më tej besueshmërinë (që edhe ashtu është e dëmtuar) e rajonit ndaj Bashkimit Evropian”, tha Ischinger, i cili kujtoi se pikërisht 20 vjet më parë gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u thamë se bëjnë pjesë në BE. Tani kanë kaluar 20 vjet, asgjë nuk ka ndodhur, zhgënjimi është i madh”, iu përgjigj Ischinger pyetjes së DW-së.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-vucic-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Në Beograd protestohet me moton “Serbia kundër dhunës”
Pse u besojmë lajmeve të rreme?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration