Gjergji dhe Nikoliqi flasin njëjtë, mbase brengosen edhe së bashku!
Vështrime

Gjergji dhe Nikoliqi flasin njëjtë, mbase brengosen edhe së bashku!

28.Oct.2013 10:35
0
Ipeshkvi i Kosovës,  Dodë Gjergji fare pandershmërisht e krahasoi fjalimin e Erdoganit me atë të Sllobodan Millosheviqit të mbajtur  kohë më parë në Fushë Kosovë, edhe atë, pak para fillimit të fushatës së tij të krimeve jonjerëzore (lexo: për këtë mund të ketë krime njerëzore të pranuara) kundër shqiptarëve në Kosovë. Shkruan: Iljasa Salihu iljasa salihu Ky krahasim nuk është i rastësishëm dhe pa paramendim ndjellakeq. Ky sikur mëton t’i bie furishëm kambanave se në Kosovë do të ndodhë një masakër e llahtarshme, tani jo prej Serbisë, por prej Turqisë, shtet ky me një pandehje neo-osmane, kuptohet në bazë të botëkuptimit të tyre të sëmurë. Ky nuk e përmendi në krahasim Milloshoviqin në vlugun e luftës e të masakrave, por në pragun e krimeve që do të rridhin mëpastaj, ose në hapat e fillimit të asaj “drame të përgjakshme” duke mëtuar të thotë se edhe hapat e Erdoganit, tani janë në prag të fillimit të krimeve kundrejt shqiptarëve. Ndërsa së fundmi Tomisllav Nikoliqi i ka ngrirë marrëdhëniet me Turqinë, fill pas atij fjalimi të mbajtur në Prizren, mbase është duke pritur që Turqia t’i kërkojë edhe falje këtij hamshori që duhet njëherë e përgjithmonë të mësohet të kujdeset vetëm për shtëpinë e vet dhe të mos sillet ende si pronar i shtëpisë së huaj, edhe pse Turqia një gjë të tillë (t’i kërkojë falje) as që e ka ndërmend ta bëje. Dodë Gjergji më në fund i heqi edhe dimijat! Po të njëjtat dimija i ndau me Tomisllavin. Ndërsa Dodë Gjergji aspak nuk u prek për prekjen e Serbisë për sa i përket përzierjes së saj në Kosovë. Përse Doda nuk doli me një deklaratë zyrtare për t’i thënë Serbisë se ti nuk ke arsye të prekesh me rrjedhat dhe ngjarjet në Kosovë, ngase ajo është shtëpia jonë, shtëpi kjo që ka pronar vendas e që di të brengoset kujdesshëm për shtëpinë dhe kopshtin e vet. Ky heshti për të satën herë me radhë kur qe fjala për Serbinë, për sjelljet e saja idiote ndaj Kosovës, madje asnjëherë nuk e krahasoi me Milloshoviqin “Serbinë e re” edhe pse në kohën e sundimit të Milloshoviqit këtë njeri as lagjja e tij nuk e kishte njohur, ndërsa vetëm fjalimi i Erdoganit, Dodën e zgjoi harbueshëm prej gjumit. Ky me gjithë shpurën e vetë asnjëherë nuk bëzau kundër homeseksualëve në Kosovë. Asnjëherë nuk kumboi të paktën pasthirrma kundër deklaratave shoviniste që bëheshin prej popit ortodoks në Kosovë. Asnjëherë nuk e ngriti zërin për nevojën e futjes së mësim-besimit fetar nëpër shkolla të Kosovës. Asnjëherë nuk e ngritën fitilin e ndërgjegjës, të paktën në emër të të drejtave njerëzore, të reagonin kundër përjashtimit të vajzave me mbulesë nga shkolla. Asnjëherë nuk e ngritën atë zë të ngjirur për padrejtësitë që po i bëhen muslimanëve në Kosovë rreth objekteve fetare. Asnjëherë nuk u ngritën kundër thirrjeve të Kadaresë, thirrje këto që provokonin rëndë përkatësinë fetare të një populli. Këta reaguan sikur të ishin prekur prej djallit të mallkuar vetëm kundër shkrimtarit Kim Mehmeti, ndërsa ato të Kadaresë i miratonin dhe i kultivonin në heshtje. Këtyre nuk ia “hëngri” për asgjë, dëshmi kjo e mjaftueshme sa për ta krijuar bindjen, se ecejaket dhe synimi i tyre është i diktuar prej dikujt tjetër. Tani vallë, sa do të kishte kuptim që dikush të më flet për marrëdhënie të mirë dhe të kuptueshme ndërfetare në Kosovë? Unë nuk jam për marrëdhënie të trazuara ndërfetare, por assesi nuk krenohem e lavdërohem me këta dashakëqinj, paçka se janë shqiptar. Mos të harrojmë se shqiptar ishin edhe Ali Shukriu, Fadil Hoxha e Riza Sapunxhiu! Krahasimi që ky bëri, fillimisht është kundërnjerëzor. Po të ketë vullnet Turqia, ky mund të dënohet rëndë për ata fyerjeje. Ndërsa Turqisë, aleatit më të madh të shqiptarëve, sigurisht se do t’i vinte pështirë të merrej me një të humbur. Kasapin e Ballkanit e krahasoi me njeriun që Kosovën në vazhdimësi e ndihmoi dhe e përkrahu. Rrjedhimisht del se këtyre i djeg për arsye se ndikimi i Vatikanit në Kosovë tashmë ka filluar të venitet, vend ky që asnjëherë nuk e ndihmoi Kosovën. Madje as atëherë kur të paktën dikush përdorte dhe arsyetonte kryqin për të masakruar shqiptarë!  copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/erdogan.jpg): failed to open stream: No such file or directory
"Mbrojtësit" e Luginës
Sfidat e zgjedhjeve lokale 2013
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration