Gjendet violina 310-vjeçare e harruar në një tren
Atraktive

Gjendet violina 310-vjeçare e harruar në një tren

06.Nov.2019 08:45
0

Londër, 5 nëntor – Një violinist britanik, që kishte harruar në një tren violinën e tij 310-vjeçare, me një vlerë prej 250 000 sterlinash (rreth 290 000 euro) e ka gjetur instrumentin e tij me vlerë, theksoi dje policia britanike.

“Violina është kthyer”, theksoi policia britanike e transporteve, e cila publikoi imazhin e një kamere mbikëqyrëse që tregonte një person që kishte gjetur dhe marrë instrumentin, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Solisti, Stephen Morris njoftoi në Twitter se kishte gjetur violinën e tij dhe e kishte rikthyer në shtëpi të sigurt dhe në gjendje të mirë.

Ai publikoi një foto duke puthur instrumentin e tij, të prodhuar nga artizani gjerman, David Tecchler në 1709.

Solisti, Stephen Morris harroi më 22 tetor violinën e tij, të prodhuar nga artizani gjerman, David Tecchler në 1709, në një tren që lidh stacionet e Londrës “Victoria” me “Orpington”, në juglindje të Londrës, sipas BBC.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/iolinnnna.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kurti e Kamberi flasin për një universitet në gjuhën shqipe në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration