Fushata parazgjedhore kaloi, tani e tutje do të flasim me fakte dhe argumente. Shifrat edhe Politika si dita me natën.
Vështrime

Fushata parazgjedhore kaloi, tani e tutje do të flasim me fakte dhe argumente. Shifrat edhe Politika si dita me natën.

20.Jul.2012 20:04
0
Shkruan: Nexhat Behluli Në shërbimin e kontabilitetit, komerciales, shërbimin e furnizimit dhe finansave, stogjet dhe llager lista, nuk njihet fjalori i politikës. Në këto shërbime nëse ke keqpërdorur,vjedhur apo gabuar diçka, nuk do të thotë se nëse i përket asaj apo kësaj Partie e ke të garantuar amnestinë. Njejtë e ke, pozitë apo opozitë, me pronën shoqërore duhet të kesh kujdes në menaxhim dhe shfrytëzim, Baba plak thojke: “Drzhava e zen lepurin me kerr” RTB-ja  apo Drejtorati për ndërtim, Komunalia ose Biblioteka, krejt njejtë, këto e kanë statusin e ndërmarjeve publike, dmth, pronë e shoqërisë ku duhet pasur kujdesë në menaxhim dhe shfrytëzim, përndryshe të ka rrujt i biri ndash ke pozitë e ndash opozitë, ndash dite me shkruajt opinione e ndash nuk dite.. Shembull  për RTB-n  -këtyre ditëve në vijim kur do t’i publikojm “fletëregjistrimet për stogjet e inventarit dhe aparaturës”  -kartelën e finansave, -kartelën e furnizimit, -kartelën e pagesave –gjendjen e auto-parkut, dhe harxhimet tjera, në ato shënime nuk do të ketë fjalime politike, në ato raporte do të ketë cifra dhe fakte. Kontabiliteti, Komerciala dhe Llager Lista janë alergjikë ndaj fjalorit me ngjyrosje politike partiake. Unë aspak nuk do të i’a vëj veshin se çka do të shkruajnë disa Gazetar të etshëm për lajme senzacionale, poashtu nuk do të më shqetësojnë as disa Mediume se çka do të transmetojnë apo edhe çka do të nxjerrin nga konteksti si pjesë e deklaratave të mia. Ju kisha lutur që të keni durim vetëm edhe pak dita deri në publikimin e raportit finansiar, kontabilist, stogjet dhe llager lista, furnizimi dhe plasimi i mjeteve finansiare të dedikuara për N.P. RTB  si dhe deklaratat me shkrim të disa punëtorve për mënyrën se si janë punësuar, sa euro i kanë dhënë dhe kujt i’a kanë dhënë, pas publikimit të këtyre raporteve do të jeni të shokuar edhe ju vetë dhe vizitorët dhe lexuesit e portalit tuaj. Sevdail Hyseni mundet të shkruaj opinione me emër të vetin por edhe me emra të imagjinuar, mundet të na quaj si të doje dhe çka të doje, mund të qaje apo të qeshet, të tallet ose diçka tjetër, ama nuk jam i sigurt se do të mundet ta përmirsoje gjendjen finansiare dhe të stogjeve të inventarit dhe aparaturës në N.P. RTB të cilën e udhëhoqi disa vite të fundit që po sa e braktisi para disa ditëve, bile jo me opinjone me emra imagjinues të cilët vetëm sa na inspirojnë edhe më fuqishëm ta zbardhim turpin dhe vjedhjet. Të Jeni të sigurt se edhe shokët dhe kolegët e Subjektit Politik të cilit i përket vet Sevdail Hyseni, pas publikimit të keqpërdorimeve dhe shkatrrimit të pronës shoqërore do të turpërohen dhe menjëherë pas do të distancohen nga ai. Autori është udhëheqës i Shërbimit për informim të PD-së në Bujanoc.  copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/bujanoci.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Fushata denigruese pushtetare
Mbani premtimet e dhëna në fushatë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration