Fotografi rus që përjetësoi Luftën e Parë Ballkanike (foto nga arkiva serbe)
Rajoni dhe Politika

Fotografi rus që përjetësoi Luftën e Parë Ballkanike (foto nga arkiva serbe)

16.Sep.2022 08:03
0

Një arkiv në Serbi ruan imazhe të rralla të luftës, e cila çliroi Ballkanin nga sundimi osman 110 vjet më parë. Fotografi që i bëri fotot e mrekullueshme, u zhduk pa lënë gjurmë.

Ky imazh i një gjenerali osman të kapur gjatë Luftës së Parë Ballkanike 1912-1913, është një nga fotot e shumta të bëra gjatë konfliktit nga fotografi Samson Chernov.

Forcat serbe duke ngritur kampin në dimrin mes viteve 1912-1913.
Forcat serbe duke ngritur kampin në dimrin mes viteve 1912-1913.

Lufta e Parë Ballkanike filloi më 8 tetor 1912, nga një aleancë e mbretërive të krishtera ortodokse të Bullgarisë, Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi kundër Perandorisë Osmane Muslimane.

Disa të burgosur turq osmanë pranë Svilengradit, në Bullgarinë e sotme.
Disa të burgosur turq osmanë pranë Svilengradit, në Bullgarinë e sotme.

Konflikti përfundoi në katastrofë për forcat osmane. Konstandinopoja humbi rreth 83 për qind të territorit të saj evropian dhe më shumë se 120.000 ushtarë osmanë ranë në betejë ose vdiqën nga sëmundjet.

Fotografi e titulluar "Duke i dhënë lamtumirën shokut të rënë".
Fotografi e titulluar "Duke i dhënë lamtumirën shokut të rënë".

Ushtritë e Lidhjes Ballkanike, të Bullgarisë, Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi, humbën më shumë se 52.000 burra në konflikt.

Luftëtarët malazezë të rraskapitur duke u bartur nëpër liqenin e Shkodrës pas marrjes së Shkodrës, në Shqipërinë e sotme, nga forcat e Lidhjes Ballkanike.
Luftëtarët malazezë të rraskapitur duke u bartur nëpër liqenin e Shkodrës pas marrjes së Shkodrës, në Shqipërinë e sotme, nga forcat e Lidhjes Ballkanike.

Fotografi të luftës, të cilat kanë cilësi të lartë, janë të rralla, por në Arkivin Shtetëror të Serbisë në Beograd, imazhet e qarta kristal nga Chernovi e sjellin në jetë konfliktin.

Fotografi Samson Chernov duke qëndruar përpara një pozicioni serb gjatë Luftës së Parë Ballkanike.
Fotografi Samson Chernov duke qëndruar përpara një pozicioni serb gjatë Luftës së Parë Ballkanike.

Chernov ishte një piktor hebre-rus nga Ryazani, afër Moskës, i cili bëri emër për herë të parë me fotografinë që dokumenton Luftën ruso-japoneze të viteve 1904-1905.

Ushtarë të paidentifikuar duke pastruar borën nga një pozicion gjatë një stuhie dimri.
Ushtarë të paidentifikuar duke pastruar borën nga një pozicion gjatë një stuhie dimri.

Artisti mbërriti në Serbi rreth fillimit të Luftës së Parë Ballkanike si korrespondent për botimet ruse dhe franceze.

Oficerët serbë duke festuar marrjen e Edrenesë, në Turqinë e sotme, në vitin 1913.
Oficerët serbë duke festuar marrjen e Edrenesë, në Turqinë e sotme, në vitin 1913.

Chernov shpejt la përshtypje te forcat serbe për trimërinë e tij në betejë, si dhe për "paturpësinë e skëterrë" përballë rregullave ushtarake të kohës së luftës.

Një ushtar i plagosur duke marrë trajtim mjekësor.
Një ushtar i plagosur duke marrë trajtim mjekësor.

Një bashkëkohës e përshkroi fotografin si një burrë "të çuditshëm dhe misterioz" që shkaktoi një skandal duke sjellë me vete në vijën e parë të dashurin e tij "të trashë dhe hungarez me gjak të pastër".

Priftërinjtë serbë duke mbajtur një meshë.
Priftërinjtë serbë duke mbajtur një meshë.

Përveç punës në front, Chernov gjithashtu shfrytëzoi në maksimum mundësinë që i dha konflikti për të pasuruar bagazhin me të mirat kulturore të Ballkanit.

Ushtarët malazezë duke bërë pazar me një shitës duhani në një qytet të paidentifikuar.
Ushtarët malazezë duke bërë pazar me një shitës duhani në një qytet të paidentifikuar.
 
Një rrugë në Edirne, në Turqinë e sotme perëndimore, fotografuar nga Chernovi, me sa duket, pas rrethimit dhe marrjes nga forcat bullgare dhe serbe. Në sfond shihen minaret e Xhamisë Selimiye.
Një rrugë në Edirne, në Turqinë e sotme perëndimore, fotografuar nga Chernovi, me sa duket, pas rrethimit dhe marrjes nga forcat bullgare dhe serbe. Në sfond shihen minaret e Xhamisë Selimiye.
 
Pamje nga brenda e xhamisë Selimiye.
Pamje nga brenda e xhamisë Selimiye.
 
Oficerët bullgarë duke shikuar trupin e një ushtari osman.
Oficerët bullgarë duke shikuar trupin e një ushtari osman.

Chernov thuhet se ishte i njohur për inskenimin e disa fotove të tij në fushëbetejë.

Një ushtar serb duke ushqyer delet jashtë pozicionit të tij.
Një ushtar serb duke ushqyer delet jashtë pozicionit të tij.

Praktika të tilla ishin të zakonshme në mesin e fotografëve të luftës të epokës, sepse kamerat ishin të rënda dhe me sisteme të ngadalta. Prandaj, realizimi i fotografive të shpejta dhe të qarta ka qenë mision i pamundur.

Fëmijë duke pastruar në një pozicion të braktisur turk.
Fëmijë duke pastruar në një pozicion të braktisur turk.

Megjithatë, shumica e fotove të Chernovit duket se kanë arritur të kapin momente autentike nga lufta, e cila riformësoi Evropën Juglindore.

Trupat ushtarake serbe gjatë një “rotacioni”.
Trupat ushtarake serbe gjatë një “rotacioni”.

Një historian serb i quajti fotot e Chernovit "një nga segmentet më të rëndësishme të historisë serbe të ruajtura në letër fotografike".

"Çetnikë serbë"
"Çetnikë serbë"

Pas Luftës së Parë Ballkanike, Chernovi mbeti në Ballkan dhe mbuloi Luftën e Parë Botërore. Në vitin 1916, ai u konvertua në të krishter ortodoks.

Një ushtar i ri serb me një medalje në pikë vëzhgimi në vijën e parë.
Një ushtar i ri serb me një medalje në pikë vëzhgimi në vijën e parë.

Informacioni i fundit i regjistruar për Chernovin ishte nga një bashkëkohës, i cili përshkroi se e kishte parë atë në Selanik, Greqi, gjatë Luftës së Parë Botërore "me një uniformë të stilit rus. Askush nuk e ka parë më që atëherë".

Përgatiti: Syzanë Paçarizi-REL
Falënderime për Arkivat Shtetërore të Serbisë dhe kolegut, Dushan Komarçeviq për kontributin në këtë material.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/shater-serb-lufta-14.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Lajçak në Prishtinë "për të çuar përpara dialogun"
Nutricionistja e Harvardit: Vitamina që e mban trurin ‘të ri dhe të shëndetshëm’
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration