Forumi i Beogradit për Siguri, TITULLI nga Bujanoci partner zyrtar medial
Lugina

Forumi i Beogradit për Siguri, TITULLI nga Bujanoci partner zyrtar medial

07.Aug.2018 11:45
0
Forumi i Beogradit për Siguri me temën "Ndërtimi i ardhmërisë së përbashkët në kohën e pasigurisë" do të bahet nga 11-13 tetori në të cilin do të marrinë pjesë 120 folës në 21 diskutime me 700 pjesëmarrës.

Në këtë forum do të flasin presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, drejtori i delegacionit për bisedime me BE, Kristijan Danijelson, zëvendësja e sekretarit gjeneral të NATO-së Rouz Gotemeler e shumë personalitet tjera. 

Temat qendrore do të jetë ardhmëria e Bashkimit Evropian dhe perspektiva e Ballkanit, bashkëpunimi Serbi dhe NATO dhe dialogu Beograd-Prishtinë. 

Ky është organizimi i shtatë me radhë nga Forumi i Beogradit për Siguri në partneritet strategjik me Fondacioni për Shoqëri të Hapur, Qendrën për Studime Evropiane, Fondacionin Robert Bosh, Fondi e Ballkanit për demokraci, Fondin Marshall Gjerman dhe Fondin Evropian për Ballkan.

Ky aktivitet ka filluar në vitin 2011 dhe mbahet një herë në vit me pjesëmarrës të përfaqësuesve politik, civil e korit diplomatik nga vendet e Ballkanit dhe vende të ndryshme të botës. 

Portali Informativ-TITULLI është partner medial zyrtar i Forumit të Beogradit për Siguri për të katërtin vit me radhë dhe mbetet i përkushtuar në pjesëmarrjen e organizimeve të mëdha kombëtar dhe ndërkombëtare./Titulli.com/

Sinani paralajmëron Serbinë: Më 14 nëntor zgjedhje ose protesta popullore në Preshevë
Bujanoc: Kërkohet ndihmë urgjente për shërimin e Afërdita Ahmetit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration