Fillon regjistrimi në shkollën e mesme në Bujanoc
Lugina

Fillon regjistrimi në shkollën e mesme në Bujanoc

07.Aug.2018 11:45
0
Regjistrimi i nxënësve në vitin e parë të shkollës së mesme ka filluar sot ndërsa do të vazhdojë edhe ditën Martë nga ora 8:15 e mëngjesit dhe afati i dytë I regjistrimit është më 12 Korrik.

Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc për vitin e ri shkollor 2018/2019 do të mirëpres 210 nxënës të vitit të parë në shtatë paralele në pesë profile të ndryshme shkollore. 

“Nxënësit duhet të posedojnë certifikatën e lindjes, fletëparaqitjen e plotësuar, deftesën e shkollës fillore dhe listën e fletë dëshirave”, thuhet në njoftimin e shkollës së mesme.

Sipas këtij njoftimi secili nxënës duhet të përcaktohet për lëndën zgjedhore mësim fetar apo edukatë qytetare (e plotëson në fletëparaqitje).

Ndërsa nxënësit e drejtimit të gjimnazit përcaktohen edhe për lëndën e dytë zgjedhore dhe atë gjuhë frënge apo gjuhë gjermane.

Të gjithë nxënësit mundë të verifikojnë vetë për regjistrimin në linkun e ministrisë së arsimit dhe zhvillimit të teknologjisë së Serbisë./Titulli.com/

Përfundon turniri humanitar i organizuar nga BIPMB në Bujanoc
Çelet vera kulturore në Bujanoc, të planifikuara edhe këngën e valle shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration