Fëmijët e Bujanocit si kësulëkuqja, supermeni e betmeni... (Foto)
Në sallën e sportit “Rinia” në Bujanoc të mërkurën u zhvillua balloja me maska e fëmijëve të çerdhes “Gëzimi Ynë”.
Me performansën e fëmijëve të kësaj çerdhe dhe në kujdes të edukatoreve u shpalosë programi i përgatitur me këngë e valle.
Fëmijët shqiptarë serb e rom ishin me veshje të heronjve të tyre vizatimor, ndërsa prezantimi i tyre paraqitej nga prindërit e familjarët.
Balloja me maska zhvillohet tradicionalisht më 1 Prill nën organizimin e Entit parashkollor “Gëzimi Ynë” në Bujanoc. /Titulli.com/