Edi Rama letër politikanëve: Mos harroni, uniteti është vendimtar për suksesin në Luginë
Lokale

Edi Rama letër politikanëve: Mos harroni, uniteti është vendimtar për suksesin në Luginë

09.Jan.2015 15:55
0

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama në përgjigjen e letrës që i kishin dërguar deputetët Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, në email adresën e kryetarit të PVD – së Riza Halimi, fillimisht përveç që përcjell urimet për vitin e ri 2015, kërkon unitet mes politikanëve lokal dhe atyre qendror.

Kryeministri shqiptar, duke theksuar se qeveria e Shqipërisë ka qasje të kthjellët për situatën në Luginë, potencon se Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët e Luginës, mirëpo thekson se uniteti mes faktorit politik është vendimtarë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. 

“Do të vijojmë të ju mbështesim, por mos harroni asnji dekikë se uniteti juaj (ndërmjet të zgjedhurve vendor e të atyre në parlament) është vendimtar për suksesin e çdo sipërmarrje që ka lidhje me avancimin e të drejtave të Shqiptarëve në Luginë”, thuhet në kumtesën e Partisë për Veprim Demokratik, dërguar në redaksinë e portalit informativ Titulli.com. 

Në fund të kësaj kumtese kryeministri vazhdon me përshëndetjen, “Vëllazërisht e me të falat më të ngrohta për të gjithë miqtë e zemrës atje”.

Vlen theksuar se kryeministri Edi Rama, në fund të muajit dhjetor të vitit 2014, kishte folur për prapambetjen e përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Luginës, në raport me shqiptarët si komb./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/926811_edi-rama-tirane.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Tabanoc-Preshevë: Selam për në Zvicër gjysëm kilogrami drogë!
Bujanoci shënon ditëlindjen e Profetit Muhamed
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration