E premtja e zezë"¦
Vështrime

E premtja e zezë"¦

14.Jun.2014 20:07
0

Sipas një besytnie popullore, mësohet se shumë veprimtari shoqërore, nuk duhen ndodhur gjatë ditës së premte, ngase është ditë me ters ose thënë më troç ditë baksuz.

Shkruan: Drilon Hyseni

 

 

E premtja, gjithashtu, gjatë historisë, arriti të kthehej në simbol fatkeqësie, duke u lidhur me famën e keqe të së “Premtes së Zezë!”.

Por, e premtja e 5 qershorit, në Kosovë, nuk ra në ditën e 13-të, që të vlerësohet gjithaq sipas besytnive.

Spektri politik dhe institucional kosovar, më 5 qershor, të javës së parë, të këtij viti, u pat bërë gati për përmbylljen e fushatës elektorale të zgjedhjeve nacionale.

Nga shumëkush në Kosovë dhe rreth saj, e premtja e 5 qershorit pritej me padurim për t’i dhënë fund me spektakël tubimeve elektorale të spektrit politik, i cili bënte gara se kush më shumë po reflektonte masivitet, forcë dhe publicitet.

Po ja që ndodhi e Premtja e Zezë dhe gëzimet e shumëpritura u kthyen në hidhërim, pikëllim e trishtim.

Në Obiliq, pikërisht në Termocentralin e Kosovës A (në Korporatën Energjetike të Kosovës – KEK-u), ndodhi një e papritur, një shpërthim bombastik, i cili mbolli vdekje dhe shumë lëndime fizike, shpirtërore e materiale.

Spektri politik kosovar, në vend që të ndodhej në tubime elektorale, u gjend në vendin e tragjedisë, për t’u solidarizuar me dhembjen e atyre që u prekën nga fatkeqësia e quajtur KEK.

Ata që ndërruan jetë dhe u lënduan në vendin e punës për t’na siguruar dritë, pak ditë më parë, nëpër tubimet elektorale gëzoheshin se do t’u ngriteshin pagat deri në 1000 euro, se do shtoheshin edhe me bashkëpunëtorë të tjerë në shkallë shteti deri 200 mijë punëtorë, se do të jenë të siguruar në punë e mirëqenie sociale, për një jetë më të mirë, për një Kosovë evropiane, etj, etj.

Për shkak tragjedisë së KEK-ut, spektri politik kosovar i pezulloi të gjitha tubimet elektorale, por jo edhe debatet, konferencat mediale dhe zgjedhjet e 8 qershorit.

Nëpër paraqitjet publike të krerëve politikë në Kosovë, na ra të dëgjojmë veç ngushëllimeve edhe disa kritika të pazakonshme, në emër të përgjegjësisë nëpër të cilat po kalon Kosova.

E diela nga e “Premtja e Zezë”, ndahet vetëm për një ditë e cila në zhargonin e fjalorit elektoral, njihet si dita e heshtjes zgjedhore.

Dy ditë pas tragjedisë së punëtorëve të KEK-ut, kur akoma janë të njoma plagët e atyre, që pësuan në vendin e punës, janë të freskëta lotët e atyre që u prekën nga kjo tragjedi, janë aktuale të pamet e telegramet e ngushëllimeve, janë në vazhdim hetimet për ta zbardhur rastin tragjik që gëlltiti jeta njerëzish e të mira materiale, po ndodhin zgjedhjet, të cilat pashmangshëm do të shoqërohen me gëzimet e fitoreve nga subjekteve politike, pjesëmarrëse në këtë proces të rëndësishëm shoqëror.

Hidhërimi dhe gëzimi bashkë! Kjo është Kosova jonë, për të cilën lutemi çdo ditë për më shumë dritë, ujë e ajër të pastër ekologjik, për më shumë vende të punës e për më shumë mirëqenie sociale. Shkurt e shqip, për një jetë më të mirë!

""¦Ne jemi të fjalës , e jo të punës, 2.000 vende të punës mbesin premtime të rrugës"
Droga Shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration